Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deimel: Moska e Beogradi do ta shfrytëzojnë vendimin kundër Kosovës

17/09/2026 - 11:43
në Lajme
A A
Deimel: Moska e Beogradi do ta shfrytëzojnë vendimin kundër Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë u prit me protesta. Për eksperten e Ballkanit, Johanna Deimel vendimi në Hagë nuk vë në pikëpyetje të drejtën e rezistencës shqiptare ndaj shtypjes serbe.

DW: Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vjet burg për krime lufte, edhe të akuzuarit e tjerë, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi u shpallën fajtorë dhe janë dënuar. Në Kosovë dhe në Shqipëri ky vendim shihet si i padrejtë dhe u prit me protesta. A do të ketë ky vendim ndikim në situatën në Kosovë?

Johanna Deimel: Që nga fillimi, Gjykata Speciale në Kosovë është konsideruar si një institucion i imponuar padrejtësisht nga SHBA-ja dhe BE-ja, megjithëse u miratua nga Parlamenti i Kosovës dhe u themelua formalisht si gjykatë e Kosovës. Ndër kundërshtarët më të njohur të kësaj gjykate është edhe kryeministri Albin Kurti, i rizgjedhur së fundmi, (ndonëse mbetet për t’u parë nëse do të mbetemi tek këto zgjedhje apo vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme.)

Vendimi, që u shpall si vendim “në emër të popullit”, pritet me emocione të forta, sikur vihet në pikëpyetje e drejta e rezistencës shqiptare ndaj shtypjes serbe. Që shprehimisht nuk është kështu. Pavarësisht kësaj, ai ka gjasa që në fillim t’u japë hov forcave kombëtare apo nacionaliste shqiptare, si edhe ndjenjës së përhapur se shqiptarët po trajtohen në mënyrë të padrejtë.

Fatkeqësisht, është edhe një rastësi kohore që vetëm pak kohë më parë krimineli i luftës dhe kasapi i njohur, Ratko Mladić, u përcoll për në varr në Beograd me nderime shtetërore. Nacionalizmi serb u shfaq pa asnjë pengesë me gjithë pompozitetin dhe patosin ortodoks që e shoqëron. E nuk duhet të harrojmë se edhe ish-presidenti serb Slobodan Millosheviq ishte i akuzuar në Hagë për krime kundër njerëzimit dhe spastrim etnik, pikërisht edhe për krimet në Kosovë, por vdekja e tij bëri që procesi gjyqësor të përfundonte pa një vendim përfundimtar.

Gjykata Speciale kishte mandat të merrej vetëm me krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, e jo me krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë. Po ashtu i atribuohet si barrë gjykatës, fakti që në procesin e mbledhjes së provave ka bashkëpunuar me institucionet serbe duke e parë si të njëanshme dhe të motivuar politikisht. Dhe tani është pikërisht ish-luftëtari i UÇK-së, Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, ai që u akuzua dhe dënua me 25 vjet burg. Pra në mënyrë të skajshme mund të thuhet: në Beograd nderohet dhe lavdërohet një kasap dhe kriminel lufte, ndërsa në Hagë dënohet një luftëtar i rezistencës kundër shtypjes serbe dhe një njeri që për shumë shqiptarë mishëron luftën për lirinë e popullit shqiptar në Kosovë. Në një moment të tillë kuptohet që emocionet janë të forta.

DW: A hedh hije ky vendim mbi luftën e UÇK-së, një luftë që u mbështet nga bashkësia ndërkombëtare?

Jo, vendimi i shkallës së parë nuk hedh hije mbi luftën e UÇK-së, por krimet që kanë kryer individë të caktuar gjatë luftës. Krimet e luftës mbeten krime lufte, edhe kur kryhen në kuadër të një lufte çlirimtare. Që ato të hetohen dhe të ndëshkohen është e rëndësishme, si për viktimat ashtu edhe për funksionimin e shtetit të së drejtës. Bëhet fjalë për krime lufte të kryera individualisht nga përfaqësues të veçantë të UÇK-së, dhe jo për një faj kolektiv të të gjithë UÇK-së. Gjykata Speciale e ka ndarë në mënyrë të qartë dhe të shprehur këto akuza nga lufta legjitime e UÇK-së për një Kosovë të pavarur.

DW: A e dobëson ky vendim pozitën e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, pasi figurat udhëheqëse të UÇK-së u dënuan për krime lufte?

Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 ishte një „ndërhyrje humanitare”, edhe pse pa mandat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ajo nuk e mbështeti luftën, por kontribuoi në përfundimin e saj dhe, së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, hapi rrugën për Kosovën e pavarur që nga viti 2008. Për bashkësinë ndërkombëtare, shumë më tepër shqetësuese janë vitet e fundit të krizave politike në Kosovë, të cilat ende nuk janë kapërcyer plotësisht. Sipas mendimit tim, Kosova ka humbur shumë më tepër reputacion dhe peshë ndërkombëtare si pasojë e këtyre krizave sesa nga vetë ky vendim gjyqësor.

Po, Moska dhe Beogradi pa dyshim do ta shfrytëzojnë gjerësisht këtë vendim për të vënë në pikëpyetje dhe për të minuar më tej legjitimitetin e Kosovës si shtet. Megjithatë, duhet theksuar edhe një fakt tjetër i rëndësishëm: Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar një urdhër-arrest ndaj Vladimir Putinit për krime lufte. Kjo tregon se përgjegjësia penale ndërkombëtare nuk lidhet me përkatësinë kombëtare apo politike, por me veprat konkrete për të cilat ngrihen akuza.

DW: A e shkatërron vendimi trashëgiminë politike të Hashim Thaçit?

Hashim Thaçi e udhëhoqi vendin drejt pavarësisë në vitin 2008. Kjo trashëgimi historike do të mbetet. UÇK-ja u shpërbë pas luftës dhe një pjesë e ish-pjesëtarëve të saj u integruan në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, ndërsa të tjerë, si Thaçi, kaluan në politikë.

DW: Pse kujtimi i luftës së Kosovës mbetet politikisht kaq i ndjeshëm edhe më shumë se dy dekada më vonë?

Sepse lufta solli vuajtje, vrasje dhe dëbim për mijëra kosovarë. Trauma e asaj periudhe ka mbetur thellë e rrënjosur në shoqëri, ndërsa përballja me të kaluarën vazhdon të jetë e vështirë. Vetë Gjykata Speciale ka raportuar për përpjekje të ndikimit politik, si edhe për raste kur dëshmitarët janë vënë nën presion. Falë gazetareve si Serbeze Haxhiaj, viktimat kanë mundur të dëgjohen në media, vuajtjet e tyre janë bërë publike dhe janë shndërruar në pjesë të një procesi të ngadaltë, por të domosdoshëm, të ballafaqimit me të kaluarën.

DW: A do të ketë ky vendim ndikim në marrëdhëniet e procesin e negociatave me Serbinë?

Kosova vazhdon ende të luftojë për njohjen e saj të plotë ndërkombëtare dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Serbia nuk lë asnjë mundësi pa shfrytëzuar për ta mbajtur konfliktin të ndezur në një nivel të ulët dhe për të vënë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, qoftë përmes mjeteve politike, qoftë përmes metodave të tjera, përfshirë ato të dhunshme.

Pa një marrëveshje normalizimi nuk do të ketë qetësi të qëndrueshme. Pajtimi dhe përballja me të kaluarën kërkojnë kohë. Kjo nuk mund të arrihet vetëm përmes një gjykate speciale, siç po ndodh tani; ajo duhet të vijë nga vetë shoqëria. Edhe në Gjermani u deshën dekada, deri në vitet 1968, që shoqëria të përballej seriozisht me krimet e regjimit nazist.

Dr. Johanna Deimel, eksperte e Ballkanit dhe zëvendëspresidente e Shoqatës për Evropën Juglindore

JU REKOMANDOJMË

IUTE CREDIT mbush “thasët” në Shqipëri dhe nis 11.4 milionë euro për Estoni, 6.3 milionë euro të zhdukura sipas stilit “Bankers”

IUTE CREDIT mbush “thasët” në Shqipëri dhe nis 11.4 milionë euro për Estoni, 6.3 milionë euro të zhdukura sipas stilit “Bankers”
17/09/2026 - 11:31

IuteCredit Albania ka regjistruar gjatë vitit 2025 rreth 11.4 milionë euro shpenzime në marrëdhëniet me kompanitë e grupit që e kontrollon. Sipas bilancit të kompanisë, 605.5 milionë lekë,...

Më shumëDetails

Vendimi i Hagës, Tahiri: Sot Kosova është ndryshe, nuk do të rrimë duarkryq

Vendimi i Hagës, Tahiri: Sot Kosova është ndryshe, nuk do të rrimë duarkryq
17/09/2026 - 11:27

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur para mbledhjes së partisë lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Tahiri tha se sot Kosova është ndryshe...

Më shumëDetails

Kabashi-Ramaj emocionohet teksa flet për verdiktin e Hagës: “Bashkëndjejmë me familjet e çlirimtarëve”

Kabashi-Ramaj emocionohet teksa flet për verdiktin e Hagës: “Bashkëndjejmë me familjet e çlirimtarëve”
17/09/2026 - 11:22

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka reaguar me emocione pas shpalljes së verdiktit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ajo tha se bashkëndjen me familjet...

Më shumëDetails

Verdikti i Gjykatës Speciale, OVL-UÇK mblidhet sot

Verdikti i Gjykatës Speciale, OVL-UÇK mblidhet sot
17/09/2026 - 11:19

Pas vendimit të Gjykatës Speciale, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se sot do të mbajë mbledhje e pastaj edhe konferencë për media. “Organizata e...

Më shumëDetails

A do të iniciojë PDK zhbërjen e Gjykatës Speciale?

PDK-ja mblidhet pas vendimit të Hagës, Hamza: Të gjitha veprimet janë të mundshme
17/09/2026 - 11:04

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se partia do të diskutojë sot për ndërmarrjen e hapave ligjor dhe demokratik në raport me Gjykatën Speciale....

Më shumëDetails

PDK-ja mblidhet pas vendimit të Hagës, Hamza: Të gjitha veprimet janë të mundshme

PDK-ja mblidhet pas vendimit të Hagës, Hamza: Të gjitha veprimet janë të mundshme
17/09/2026 - 10:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Bedri Hamza, ka thënë se partia do ta diskutojë në mënyrë të detajuar situatën pas vendimit të Dhomave të Specializuara në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë