Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deklaratat pozitë-opozitë rreth zgjedhjeve të reja/ Deputeti i VV-së: Lojë ping – pongu nga të dyja palët

25/03/2024 - 17:18
në Lajme
A A
Deklaratat pozitë-opozitë rreth zgjedhjeve të reja/ Deputeti i VV-së: Lojë ping – pongu nga të dyja palët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Opozita kosovare tash e një kohë shprehet e gatshme për zgjedhje dhe kërkon që Qeveria Kurti sa më parë të shkojë ‘’në shtëpi’’.

Ata po konsiderojnë se kjo qeveri është e dëmshme dhe dështim e dëshpërim për Kosovën.

Javën e kaluar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë dhënë për televizionin publik, deklaroi se do të ishte i gatshëm ta ndihmonte opozitën kosovare dhe se nëse nuk i ka numrat për ta çuar Kosovën në zgjedhje të reja, mund t’ia bëjë vetë ai, shkruan FrontOnline.

“A do të ketë zgjedhje para 4-vjetorit të qeverisjes suaj?”, ishte pyetur Kurti gjatë intervistës.

“Kjo është e vetmja pyetje që ma bëtë sonte për opozitën, ata duhet ta thonë fjalën e tyre unë nuk mund te shkoj në zgjedhje pa opozitën, pra, Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2020 ka treguar që për shpërndarje të Kuvendit duhen 2/3 dhe nuk ka mundësi tjetër që automatikisht të shkohet në zgjedhje. Mund t’i bëjnë bashkë me neve, kjo është ofertë e imja”, u përgjigj Kurti.

“Shkojmë në zgjedhje kur të dëshirojë opozita. Ne i ndihmojmë opozitës nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje. Gjithmonë gati për zgjedhje”, tha ai.

Diskutimet për zgjedhje kanë vazhduar tash e katër ditë, ku ka pasur replika të ndryshme ndërmjet deputetëve të pozitës e opozitës.

Deklaratat e pozitës dhe opozitës për zgjedhje të reja, janë lojë ping-pongu dhe të parëndësishme për deputetin e mazhorancës, Eman Rrahmanin.

Ai në një prononcim për Front Online, thotë se janë qytetarët ata të cilët vendosin se kur vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

‘’Mendoj se qytetarët vendosin kur me shkuar në zgjedhje, mandati është katër vjeçar përgjegjësia jepet për katër vite. Këto tjerat janë çështje tjera, që nuk më intereson as me i komentu, janë lojë ping-pongu edhe nga opozita edhe nga tjerët. S’më intereson me i komentu këto çështje. Diskutim i parëndësishëm është ky’’, tha për FrontOnline deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani/FrontOnline/

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë