Na ndajnë edhe 2 javë nga ceremonia e “Topit të Artë” të këtij viti.
Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë do të zhvillohet në kryeqytetin britanik, Londër e jo në Paris siç ishte zhvilluar nga viti 2018.
Flitej se 8-herë fituesi dhe një nga të nominuarit, Lionel Messi do t’i dorëzonte fituesit çmimin më të rëndësishëm individual.
Mirëpo kjo nuk doli të ishte e vërtetë, teksa nuk është konfirmuar ende as pjesëmarrja e tij në këtë ceremoni.
Kujtojmë se ceremonia e “Topit të Artë”, do të mbahet në datën 26 tetor.












