Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dënohet me një vit burgim stomatologu nga Prishtina, keqpërdori seksualisht pacienten 15-vjeçare

15/02/2023 - 12:26
në Lajme
A A
Dënohet me një vit burgim stomatologu nga Prishtina, keqpërdori seksualisht pacienten 15-vjeçare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur për të tretën herë fajtor mjekun e Stomatologjisë, Xhavit Muqiqi, dhe të njëjtit i ka shqiptuar aktgjykim dënues me një vit burgim. Muqiqi akuzohej për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”, raporton Gazeta Sinjali.

Muqiqi në vitin 2012, kishte keqpërdorur seksualisht pacienten e tij e cila në kohën kur ka ndodhur rasti ishte vetëm 15-vjeçare.

E drejtësia është vënë në vend 11 vite më vonë, si pasojë e stërzvarritjes së procesit gjyqësor. Muqiqi ishte dënuar me një vit burgim edhe në vitin 2018, por Apeli e kishte kthyer rastin e tij në rigjykim.

Në rigjykim Muqiqit i ishte përsëritur dënimi i njëjtë, pasi që Prokuroria nuk ka parashtruar ankesë dhe nuk ka kërkuar dënim tjetër.

Gjatë vitit 2018, mediat kishin publikuar detaje nga aktakuza, në të cilën thuhet se Muqiqi ka ngacmuar seksualisht një të mitur, e cila kishte shkuar si paciente për t’i vendosur protezat dentare në ordinancën e tij private në Prishtinë.

Si kishte ndodhur e gjithë ngjarja?

Sipas aktakuzës së publikuar në media në vitin 2018, një vajzë 15-vjeçare, mesditën e 21 janarit të vitit 2012, kishte shkuar në ordinancën e mjekut, Xhavit Muriqi, pasi që kishe nevojë për tretman mjekësor si pasojë e dhimbjeve të dhëmbit. E kjo vizitë u bë për të një përvojë mjaft e hidhur, për shkak se Muqiqi, ani pse kishte parasysh moshën e viktimës, pa hezituar e ka ngacmuar seksualisht atë.

Në aktakuzë thuhej se Muqiqi, pasi i kishte dhënë anestezionin të miturës, të njëjtën kishte filluar ta përkëdhel, ta puth dhe më pas e kishte urdhëruar që të ulej në prehrin e tij

“Xhavit Muqiqi në cilësinë e mjekut – stomatolog ia kishte dhënë anestezionin, i njëjti kishte filluar me pyetje jo të zakonshme si janë: ‘Çka, është më e rëndësishme për jetën e saj dhe çka do të thotë fjala intuitë dhe njëkohësisht kishte filluar ta ledhatonte në pjesën e qafës, e kishte puthur të njëjtën në gojë, ku e dëmtuara ka filluar të largohet nga i pandehuri, por i njëjti i kishte thënë ‘se është i besueshëm dhe për çdo problem do t’i ndihmojë edhe për anën financiare’, pastaj i njëjti është ngritur në këmbë duke e ulur të dëmtuarën dy herë në prehrin e tij”, thuhet në aktakuzë.

E mitura kishte tentuar që të largohej nga ai, mirëpo mjeku, pa dëshirën e saj, kishte filluar ta përqafonte dhe ta shtrëngonte.

“…pas përpjekjeve, largohet nga i pandehurit dhe nga i njëjti ka kërkuar ta dijë se a ka përfunduar intervenimin e dhëmbit ku në dalje nga ordinanca përsëri i njëjti pa pëlqimin e saj ka filluar ta përqafonte duke e shtrënguar për kraharori me ç’rast tek e dëmtuara e mitur ka shkaktuar shqetësim”, thuhet ndër të tjera në aktakuzë.

Çka kishin deklaruar stomatologu dhe e mitura në Prokurori?

Muqiqi në deklaratën e tij të dhënë në prokurori, i kishte kundërshtuar të gjitha ato që thuheshin në aktakuzë. Ai e kishte mohuar se e ka puthur, ledhatuar ose ta ketë urdhëruar të ulej në prehrin e tij.

Të gjitha këto, stomatologu, Xhavit Muqiqi në deklaratën të cilin e ka dhënë në prokurori i kishte kundërshtuar. Ai kishte thënë se nuk e ka puthur, nuk e ka ledhatuar dhe nuk e kishte urdhëruar që të ulet në prehrin e tij.

“I pandehuri Xhavit Muqiqi në deklaratën e tij ka pranuar se me dt. 21.02.2012 A.B ka qenë në ordinancën e tij ka punuar si stomatolog ku ka kërkuar t’ia rregulloi dhëmbin, po ashtu ka pranuar se ia ka rregulluar dhëmbin por i njëjti në deklaratën e tij ka mohuar kryerjen e veprën penale, duke theksuar se nuk e ka puthur dhe nuk e ka ledhatuar të dëmtuarën dhe po ashtu ka theksuar se nuk e ka urdhëruar që të ulet në prehrin e tij”, thuhet në aktakuzë.

Ai kishte thënë se në ordinancën e tij e mitura kishte ardhur me babain e saj, katër muaj para se të ndodhte rasti, për vënien e protezave rreth rregullimit të dhëmbëve dhe se kishte arritur marrëveshje me babain e saj që t’ia rregullojë dhëmbët.

Ndërsa e mitura në atë kohë kishte deklaruar se doktori i kishte thënë “se prej momentit që të kam parë e kam ditë se ke nevojë për një person që të përkrah dhe sa herë që ki nevojë për rregullimin e dhëmbëve s’ke nevojë të ngushtosh familjen tënde, se nga unë ki një bonus, jo vetëm për proteza, por për çdo mbështetje financiare“.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë