Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka ftuar qytetarët shqiptarë në veri që të dalin në zgjedhjet e nesërme, raporton Gazeta Online Veriu info.
Ai ka theksuar se me votën e tyre ata do t’i legjitimojnë institucionet e Kosovës në veri.
“Pas zgjedhjeve, nga 24 prilli është detyrë e Qeverisë të mbrojë të drejtën tuaj, të mbrojë votën tuaj dhe institucionet që i zgjedhni, duke siguruar funksionimin dhe sovranitetin e shtetit deri në pikat 1 dhe 31.” – shkruan Haxhiu.
Postimi i deputetit Haxhiu:
Nesër votohet në veriun e Kosovës.
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë me të drejtë vote për zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës, që të votoni sepse me votën tuaj do të legjitimoni funksionimin e institucioneve të Kosovës në veri.
E ardhmja e veriut është në dorën tuaj, prandaj konfirmojeni këtë me votë.
Pas zgjedhjeve, nga 24 prilli është detyrë e Qeverisë të mbrojë të drejtën tuaj, të mbrojë votën tuaj dhe institucionet që i zgjedhni, duke siguruar funksionimin dhe sovranitetin e shtetit deri në pikat 1 dhe 31.













