Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar sërish rreth pranimit të infermierëve në konkursin e fundit në SHSKUK, në të cilin Haxhiu pretendon se ka pasur manipulimet dhe keqpërdorim, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Haxhiu përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se pas dërgimit të pyetjeve të testit, manipulime ka pasur edhe në procesin e intervisitimit me gojë, ku janë poentuar maksimalisht kandidatët e preferuar të Lëvizjes Vetëvendosje kurse poentim minimal ata që nuk kanë qenë të preferuar.
“Shiko fakte ku kandidati që nuk ka qenë i preferuar i LVV-së në test me shkrim ka pasë 55 pikë , në testin me gojë për ta eleminuar i janë dhënë minimumi i pikëve, 6.40 pikë. Ndersa kandidatëve të preferuar që në test me shkrim kanë pas minimum pikëve 42, 44 , në testin me gojë i janë dhënë maksimumi i pikëve 28, 29 etj.” – shkruan Haxhiu.
Deputeti i PDK-së ka ftuar prokurorinë që të merret me rastin.
Postimi i plotë i deputetit Haxhiu:













