Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas rastit të foshnjës së vdekur e cila u fut në lavanderi në spitalin e Pejës, ndërsa Bordi i SHSKUK-së i ka shqiptuar vërejtje me shkrim, shkruan Veriu.info
Haxhiu ka thënë se kryeministri Kurti po toleron skandalet në shëndetësi, po amniston keqmenaxhimin, keqperdorimet dhe korrupsionin
Postimi i plotë:
Marre!
Foshnja e vdekur masakrohet në lavanterin e Spitalit të Pejës, ndërsa Bordi i SHSKUK-së i ka shqiptuar vërejtje me shkrim ud.drejtoreshës së SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi.
Albi Kurti po toleron skandalet në shëndetësi, po amniston keqmenaxhimin, keqperdorimet dhe korrupsionin.












