Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti i Vetëvendosjes: Prindërit që keqpërdorin mjetet e rimbursimit të librave do të përballen me gjykatat

24/08/2023 - 18:31
në Kryesore, Lajme
A A
Deputeti i Vetëvendosjes: Prindërit që keqpërdorin mjetet e rimbursimit të librave do të përballen me gjykatat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha ka deklaruar se prindërit të cilët eventualisht do të abuzojnë me të hollat që Ministria e Arsimit parashihet t’ua rimbursojë në llogaritë e tyre për blerjen e teksteve shkollore, do të përballen me sanksione ligjore.Kjo sipas Batushës do të bëhet përmes evidentimit të librave nga mësimdhënësit të cilët do t’i kërkojnë librat nga nxënësit dhe sipas tij, në qoftë se do të hasin në keqpërdorime të tilla atëherë prindërit e tillë do të përballen me gjykatat.
“Po ato me siguri evidentohen nga mësuesja ose arsimtari, për shkak se ata i kërkojnë librat, ata duhet të lexojnë dhe të kenë detyra të shtëpisë. Ato raste duhet të evidentohen, natyrisht jetojmë në Kosovë nuk përjashtohet që një përqindje mundet edhe ta keqpërdorë por institucionet duhet të sigurohen që kjo të mos ndodhë, të bëjnë të gjitha veprimet e mundshme që ta minimizojnë këtë veprim. Ata që janë të papërgjegjshëm pastaj do të përballen edhe me sanksione ligjore, ku nëse dalin kësi lloj keqpërdorimesh natyrisht që do të përballen edhe me gjykatat”, tha Batusha në emisionin “Ditari” në Tëvë1.Kurse sa i përket rimbursimit të këtyre mjeteve Batusha tha se “mjafton ta kenë vetëm një email secili prind dhe të hapë llogarinë e- Kosova, e cila hapet për 3-4 minuta ose 5 maksimum “
Ndryshe, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk e ka saktësuar nëse versioni i blerjes së teksteve shkollore nga ana e prindërve dhe më pas rimbursimi i mjeteve përmes aplikimit në platformën “eKosova” do të jetë vendim përfundimtar i Qeverisë së Kosovës.Vendimin përfundimtar ajo kishte deklaruar se do ta bëjnë publik gjatë ditës së mërkurë apo të enjten në mëngjes.
Kurse shqetësimin e saj për këtë çështje e ka shprehur edhe anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina e cila ka hedhur në pikëpyetje nëse prindërit janë të përgjegjshëm mjaftueshëm që mos t’i keqpërdorin mjetet që rimbursohen nga Qeveria për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët.Pantina është shprehur e bindur se në Kosovë ka prindër të papërgjegjshëm, sa t’i blejnë fëmijëve gjëra të tjera, e jo libra

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë