Deputeti i LVV, Bylbyl Sokoli, në një intervistë në emisionin Frontal të T7 ka folur për lojërat Mesdhetare dhe përplasjet e fundit mes kreut të Prishtinës, Përparim Rama, dhe nivelit qendror sa i përket ngecjeve dhe rrezikut për dështimin e organizimit.
Sipas Sokolit, Përparim Rama, është më mirë të kujdeset për pastrimin e qytetit deri në kohën kur do të organizohen lojërat mesdhetare.
“Është shumë me rëndësi me e pastru Prishtinën gjatë lojërave mesdhetare”, ka deklaruar Sokoli.















