
Deputeti i VV-së, Agon Batusha, ka publikuar pamje të vilës private së terroristit Milan Radoiçiq, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se deri dje ka qenë pronë e tij, por sot është pronë nën kontroll të autoriteteve të sigurisë dhe shpejt stacion strategjik i policisë ujore për vrojtimin e zonës së Ujmanit dhe zonave të tjera pranë kufirit.
Postimi i tij i plotë:
Deri dje, vilë private e terroristit Milan Radojcic. Sot, pronë nën kontrollin e autoriteteve të sigurisë dhe shumë shpejtë stacion strategjik i policisë ujore për vrojtimin e zonës së Ujmanit dhe zonave të tjera pranë kufirit.











