
Deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, është shprehur i bindur se në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje të reja.
Në një postim në facebook ai ka numëruar disa suksese që i ka vlerësuar se janë të mëdha në luftën ndaj krimit e korrupsionit.
Batusha ka shkruar se nuk do të ketë zgjedhje, por zgjidhje.
POSTIMI:
Kosova po shënon suksese të shumfishta në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
📍Vetëm këto ditët e fundit dëgjuam deklaratën e ambasadorit gjerman lidhur me “tallën” që ju është kërkuar në të kaluarën invesitorëve të jashtëm.
📍Aksioni më i madh i sekuestrimit të objekteve të ndërtuar përmes korrupsionit.
🛑 Dhe këto ditë është afati i fundit për paisjen me tabela RKS të makinave për qytetarët që ende përdorin ilegalisht tabela të sistemit të kaluar.
🚫 KURSE, disa merren me kinse zgjedhje të reja, duke tentuar të turbullojnë qytetarët dhe të krijojnë pasiguri në këtë kohë kur do duhet të ketë qartësi dhe vendosshmëri.
✅ Nuk ka zgedhje, ka zgjidhje!











