Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti Korenica me kritika të ashpra për qeverinë: Refuzon CEFTA-n e ndalon importin e mallrave serbe, por dërgon në Serbi vagonët e udhëtarëve për riparim! Ku mbeti siguria?

14/09/2024 - 19:40
në Kryesore, Lajme
A A
Deputeti Korenica me kritika të ashpra për qeverinë: Refuzon CEFTA-n e ndalon importin e mallrave serbe, por dërgon në Serbi vagonët e udhëtarëve për riparim! Ku mbeti siguria?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Korenica ka hedhur kritika në adresë të qeverisë së Kosovës për refuzimin që kjo e fundit po bën për anëtarësim në CEFTA e që sipas të dërguarit gjerman për Ballkanin Sarrazin Kosova nuk do të ftohet në Samitin e Berlinit, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Korenica ka kritikuar qverinë se nuk ka kuptim të mbajë në fuqi ndalimin e importeve të mallrave serbe e në të njëjtën kohë të dërgojë në Serbi për riparim vagonët e udhëtarëve.

Sipas tij Trainkos ka lidhur kontratë me një kompani vendore e kjo e fundit dërgon në Serbi vagonët për riparim, ani pse siç thotë ai kjo kompani nuk ka licencë ndërkombëtare për këtë gjë.

“Ku mbeti siguria në këtë rast? Sa do të jenë të sigurt qytetarët e Republikës së Kosovës me këtë shërbim?” – pyet deputetin Korenica.

Postimi i plotë i tij:

Mospjesmarrja e Kosovës në Samitin e Berlinit për CEFTA – organizatë për tregëti të lirë ku bëjnë pjesë 6 vende të ballkanit perëndimor që do mbahet më 14 tetor, do ishte lajm i keq për Kosovën dhe shpresoj që qeveria të reflektojë refuzimin për marrëveshjen e ofruar nga emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor z.Manuel Sarrazin duke arritur një marrëveshje dobiprurëse për Kosovën si palë e barabartë në këtë organizatë.

Nuk ka kuptim që të mbash një vendim në fuqi që ka të bëjë me ndalimin e mallrave dhe shërbimeve nga Serbia për shkaqe sigurie e në anën tjetër të çosh vagonat e udhëtarëve për riparim në po të njejtin shtet, pra në Serbi.

Trainkos ka lidhur kontratë në vlerë prej 423,100.02 eur me një kompani vendore e cila çon vagonat e udhëtarve për riparim në serbi në kundërshtim me vendimin e qeverisë, dhe për këtë është në dijeni edhe qeveria dhe nuk ka refuzuar një kontratë të tillë.

Për më tepër punëkryesi në Serbi nuk është i çertifikuar ndërkombëtarisht për të kryer këtë shërbim.

Ku mbeti siguria në këtë rast?

Sa do të jenë të sigurt qytetarët e Republikës së Kosovës me këtë shërbim?

Komisioni për Ekonomi pse jo dhe ai për Buxhet, Punë dhe Transfere duhet ftojnë urgjentisht ministren Rizvanolli për të raportuar për këtë rast dhe për të dhënë përgjegjesi lidhur me këtë kontratë ku dyshohet edhe për keqpërdorim të parasë publike.

JU REKOMANDOJMË

Pezullimi i Dialogut Strategjik, Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri tani, Prattipati më paralamëroi 2 ditë më herët
Lajme

Pezullimi i Dialogut Strategjik, Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri tani, Prattipati më paralamëroi 2 ditë më herët

13/09/2025 - 17:58
Premtoi zhvillimin e turizmit dhe ndërtimin e një hapësire rekreative te burimi i ujit në Vrellë – Si dështoi Ilir Ferati në mbajtjen e premtimeve kyçe
Kryesore

Premtoi zhvillimin e turizmit dhe ndërtimin e një hapësire rekreative te burimi i ujit në Vrellë – Si dështoi Ilir Ferati në mbajtjen e premtimeve kyçe

13/09/2025 - 17:23
Faton Peci me Kurtin e hap fushatën në Mitrovicë, i jep një xhiro këmbë sheshit – por pak pjesëmarrës në tubim
Lajme

Faton Peci me Kurtin e hap fushatën në Mitrovicë, i jep një xhiro këmbë sheshit – por pak pjesëmarrës në tubim

13/09/2025 - 17:09
Zogaj i reagon Mujës së VV-së: Kjo strukturë injorantesh ka qeverisë me vendin për 5 vite
Kryesore

Zogaj i reagon Mujës së VV-së: Kjo strukturë injorantesh ka qeverisë me vendin për 5 vite

13/09/2025 - 16:25
Temë edhe siguria, KFOR-i deklarohet për takimin Barduani-Osmani
Kryesore

Temë edhe siguria, KFOR-i deklarohet për takimin Barduani-Osmani

13/09/2025 - 15:58
“Edhe një veprim tjetër i pakoordinuar”, BE reagon pas mbylljes së zyrave serbe për sigurime shëndetësore dhe pensionale
Kryesore

“Edhe një veprim tjetër i pakoordinuar”, BE reagon pas mbylljes së zyrave serbe për sigurime shëndetësore dhe pensionale

13/09/2025 - 15:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Deputeti i VV-së fton për qëndresë përballë Amerikës: Kush qëndron, fiton – duhet të qëndrojmë dhe fitojmë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, “Lista Serbe” nis fushatën në Mitrovicë të Veriut

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Shpërthejnë” mediat në Serbi – Amerika ia ktheu shpinën Kosovës! – Bravo Albin Kurti!

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Milaim Zeka: Vjosa Osmani e Albin Kurti e bënë realitet planin e Dobrica Qosiqit!

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë