Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputetja e VV-së: Se kam parë draftin e Asociacionit, PDK-ja s’ka argumente për opozitarizëm

24/11/2023 - 11:22
në Lajme
A A
Deputetja e VV-së: Se kam parë draftin e Asociacionit, PDK-ja s’ka argumente për opozitarizëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi i Kosovës, pas disa muajsh zvarritje, ka arritur sot t’i votojë disa marrëveshje ndërkombëtare.

Votimi i këtyre marrëveshjeve vjen fiks një muaj pasi Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se opozita duhet t’i jap fund bllokadës dhe t’i votojë marrëveshjet, duke përjashtuar nga kritika e tij LDK-në.

AAK-ja i është përgjigjur thirrjes së Rohdes duke votuar pro, derisa PDK-ja s’ka marrë fare pjesë në votim.

Për votimin e këtyre marrëveshjeve, kritikat e opozitës për buxhetin për vitin 2024, draft-statutin e Asociacionit, vendimin e Kushtetueses për projektligjin për faljen e tatimit në pronë e çështje të tjera ka folur në një intervistë për Front Online deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci.

 

Statovci për marrëveshjet ndërkombëtare: Mosvotimi i tyre kaloi në një mjet të opozitarizmit

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci ka deklaruar për Front Online se votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare pas një kohe të gjatë është çështje e rëndësisë së veçantë.

Madje, thotë se opozita këtë e shfrytëzoi si mjet të opozitarizmit.

“Padiskutim se kjo është një çështje e rëndësisë së veçantë. Aspekti i hidhur ka qenë që çështja e votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare pat kaluar në një mjet të opozitarizmit. Të them të drejtën opozitarizmi bëhet parimisht me diferencë në qëndrime dhe propozime, kurse në kuadër të arsyetimeve të dhëna asnjëri nga grupet parlamentare kanë refuzuar që të votojnë nuk ka pasur asnjë dilemë të themi në raport me përmbajtjen e këtyre marrëveshjeve, më shumë kanë qenë qëndrime politike”, ka thënë Statovci për Front Online.

Ndërsa, sa i përket qëndrimit të PDK-së, që ende mos t’i votojë të njëjtat ajo ka dhënë këtë përgjigje.

“Kurse, Partia Demokratike vazhdon me argumente të njëjta të cilat më shumë i përngjajnë një përdorimi të marrëveshjeve ndërkombëtare si mjet për të bërë opozitarizëm sesa që ka argumente të qëndrueshme në raport me përmbajtjen ose arsye specifike të karakterit politik”, është shprehur ajo.

Opozita kritikoi buxhetin për vitin 2024/ Statovci: E kemi të qartë prioritizimin e sektorëve

Deputetja e Listës Guxo, njëherit anëtarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Jeta Statovci, ka folur për kritikat e opozitës për buxhetin e vitit 2024.

Derisa nga opozita po thonë se buxheti është orientuar më shumë tek subvencionet, transferet dhe jo tek investimet kapitale, deputetja Statovci deklaron se kjo gjë është keqkuptuar.

“Një pjesë tjetër e buxhetit ndahet edhe për aspektin e skemave sociale, gjithashtu edhe transfereve dhe subvencioneve. Kjo po besoj që edhe në disa raste po keqkuptohet sepse nëse shihet kjo kategori, kjo kategori ka të bëjë me mbështetjen e bizneseve ndërmarrëse, ka të bëjë me mbështetjen që u jepet lehonave dhe fëmijëve, për bursa të studentëve, për subvencione në bujqësi e shumë aspekte të tjera të cilat nuk mund të thuhet se janë asistencë sociale, këto janë mbështetje sociale të cilat e bëjnë një zhvillim më të qëndrueshëm mirëpo aty ku është nevoja, pra të faktori njeri”, është shprehur Statovci për Front Online

Sipas saj është i qartë edhe prioritizimi i sektorëve sa i përket buxhetit.

“Në kuadër të buxhetit besoj se është i qartë prioritizimi i sektorëve. Ne fokusohemi tek aspekti i mbrojtjes për rrethana tashmë të ditura, gjithashtu një fokus edhe në arsim dhe në shëndetësi dhe pjesa tjetër që shkon në mbështetje të ekonomisë”, ka shtuar ajo.

Statovci për dialogun: Serbia s’ka tradhtuar vetëm Kosovën, por edhe palët e përfshira në të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë ditë më parë se në Rashkë të Serbisë, po shihet një riorganizim i grupit paramilitar dhe terrorist i Milan Radoiçiqit, me mbështetje dhe udhëheqje të shtetit serb.

Sipas Kurtit, më 10 nëntor, Radoiçiq udhëhoqi një takim me rreth 40 politikanë serbë dhe zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova.

Ndërsa së fundi, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se Serbia e ka rrethuar Kosovën me 48 baza ushtarake në kufi dhe se “po presin një moment të volitshëm për mësymje” në Kosovë, shkruan Front Online.

Për, këtë deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci thotë se në pamundësi që të ketë fitore politike shteti serb ka kaluar edhe në instrumentin e përdorimit të forcës për të arritur qëllimet e veta.

 “Mirëpo, mendoj se edhe në spektrin diplomatik në tërësi është pa që jo vetëm pala serbe që ka tradhtuar Kosovën, por gjithashtu ka tradhtuar edhe të gjitha palët që kanë qenë të përfshira në dialog të cilët kanë dhënë kontributin e tyre, kohën e tyre dhe mundin e tyre në mënyrë që në mes të Kosovës dhe Serbisë të arrihet një marrëveshje e cila është një lloj garance për paqen dhe prosperitetin e gjithë rajonit në tërësi”, ka shtuar deputetja.

Jeta Statovci: Nuk e kam parë draft-statutin e Asociacionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka bërë publik draftin e statutit të Asociacionit që pesëshja e emisarëve ia ka sjellë më 21 tetor.

Dhe, këtë po thotë se po e bën pasi kështu ia kërkuan ndërkombëtarët.

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci mohon ta ketë parë draft-statutin e ri të Asociacionit.

Ajo thotë për Front Online se pa arritur deri te një fazë ku mund të konsiderohet si material i trajtueshëm në mes të palëve ka mbetur ende nën margjinat e konfidencialitetit.

 “Jo edhe mund të them që jashtë liderëve institucional dhe pjesës të dakordancës konfidenciale me palë ka qëndruar në kuadër të këtyre margjinave të dakordancës mbajtja e këtij drafti. Nuk po mendoj që ka të bëjë me fshehtësinë e saj. Ka të bëjë thjesht që është ende në diskutimin diplomatik në mes të palave. Andaj, para se të arrihet që të bëhet një draft i cili shpaloset për palët në mënyrë që të jetë i diskutueshëm, pra ende qëndron në kuadër të diskutimeve të brendshme”, ka deklaruar Statovci.

Vendimi i Kushtetueses për faljen e tatimit në pronë, Statovci tregon si do të veprohet

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që vendimi i Qeverisë së Kosovës për faljen e tatimit në pronë, përmes ndryshimeve në Ligjin për tatim në pronë, nuk cenon përgjegjësitë komunale.

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci thotë për Front Online se do të takohen me akterët kryesorë për këtë çështje dhe do të shohin se si do të veprohet tutje.

“Së fundmi kemi parë që është marrë një vendim në kuadër  të këtij ligji në favor të materialit i cili është prezantuar nga ana e qeverisë. Po, besoj që tash do të diskutojmë edhe me akterët kryesorë dhe do të shohim se si do të procedohet tutje pas marrjes së këtij vendimi”, ka thënë ajo./Front Online

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë