Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputetja shqiptare kundër konsullatës serbe në Shkodër: Nuk mund të relativizohet krimi në Ballkan

29/08/2026 - 17:17
në Lajme
A A
Deputetja shqiptare kundër konsullatës serbe në Shkodër: Nuk mund të relativizohet krimi në Ballkan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e pavarur e Kuvendit të Shqipërisë, Marjana Koçeku, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social X lidhur me reagimet pas vdekjes së Ratko Mlladiç dhe protestën kundër hapjes së një konsullate serbe në Shkodër.

Koçeku shkruan se një status i publikuar prej saj dy ditë më parë për vdekjen e Mlladiçit ka nxitur një numër të madh komentesh, përfshirë reagime nga serbë që, sipas saj, vijojnë të glorifikojnë ish-komandantin serb të dënuar për krime lufte dhe gjenocid.

Ajo e cilëson këtë si pjesë të përpjekjeve për të mohuar apo rishkruar të kaluarën e luftërave në Ballkan.

“Përpjekja e vazhdueshme e propagandës serbe për me e ripohu të kaluemen e vet gjenocidale nëpërmjet kamuflimit dhe ruajtjes së asaj ideologjie keqndjellëse, nuk asht vetëm fyemje ndaj viktimave të luftës në Srebrenicë e në tanë Ballkanin, por nji rrezik i ri që paraqitet në të ardhmen”, shkruan Koçeku.

Deputetja shprehet se krimet e luftës në Ballkan nuk duhet të relativizohen për arsye diplomatike apo politike.

“Nuk mund të relativizohet krimi në Ballkan, as në emër të diplomacisë e as të politikës, dhe nuk mund të ndërtohen realitete të reja, të mira e pozitive, pa reflektu mbi të shkuemen”, thekson ajo.

Koçeku ka kundërshtuar gjithashtu projektin për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, duke e lidhur atë me qëndrimin ndaj së kaluarës së luftërave në rajon.

Sipas saj, “përpjekja për me ndërtu nji konsullatë serbe në Shkodër, ‘në emër të fqinjësisë së mirë’, asht ma së paku nji mbështetje politike ndaj këtyne rimohuesve të paqes”.

Në fund të reagimit, ajo ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar në Shkodër të dielën kundër konsullatës serbe.

JU REKOMANDOJMË

‘‘Kontrata është lidhur në qeverisjen e VV-së’’, Rama kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për çështjen e NPB-së

‘‘Kontrata është lidhur në qeverisjen e VV-së’’, Rama kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për çështjen e NPB-së
29/08/2026 - 17:06

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, është deklaruar rreth çështjes së Ndërmarrjes Publike Banesore. Rama, ka thënë se kontrata është lidhur në vitin 2021...

Më shumëDetails

“Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

“Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit
29/08/2026 - 17:04

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një klinikë estetike...

Më shumëDetails

Mbahet Provimi i Maturës, kaq nxënës u përjashtuan për shkak të përdorimit të telefonit

Mbahet Provimi i Maturës, kaq nxënës u përjashtuan për shkak të përdorimit të telefonit
29/08/2026 - 16:46

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore, në 55 qendra të testimit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Për këtë afat,...

Më shumëDetails

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut
29/08/2026 - 16:32

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar rreth 70 përfaqësues politikë dhe të organizatave civile të shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Sanxhaku. Ai tha se...

Më shumëDetails

Fundjava e fundit e gushtit sjell fluks të lartë në Morinë, mbi 52 mijë udhëtarë hyjnë në 24 orë

Fundjava e fundit e gushtit sjell fluks të lartë në Morinë, mbi 52 mijë udhëtarë hyjnë në 24 orë
29/08/2026 - 16:20

Vijon të jetë i lartë fluksi i udhëtarëve në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinit, edhe në fundjavën e fundit të gushtit. Pushuesit thonë se po shfrytëzojnë temperaturat...

Më shumëDetails

Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator: Jemi në falimentim

Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator: Jemi në falimentim
29/08/2026 - 16:16

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se do të protestojë më 1 shtator në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Ata po kundërshtojnë, siç u tha, ndërhyrjet e nivelit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tërnava reagon për bombardimin e spitalit në Gaza: Krim kundër njerëzimit

    “Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nora Istrefi sjell foto joshëse në bikini

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, dalim pamje nga momenti i sulmit (VIDEO +18)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Të deklaroni se …”, subvencionimi i librave – MASH del me një kërkesë për prindërit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë