Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deshi lepurushi!

11/12/2024 - 19:58
në Opinione
A A
Kimete Berisha e tmerruar me faturën e rrymës që i erdhi, pyet Kurtin se cilës familje serbe po ia paguan energjinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Kimete Berisha

– Albin Kurti tha se ai dhe shteti i tij nuk janë ngutur të sjellin Drejtësi, sepse siç ka thënë populli, tha, kur të duan e zënë lepurin me qerre.

– Ama, nuk ka thënë populli që ‘shteti e zë lepurin me qerre’!

Se, populli s’kanë pasur shtet kur ka lindur kjo idioma me qerre e me lepur.

Pra, kryeministri po manipulon dhe po bën luftë hibride me lepurin, se kjo idiomë është më e vjetër se shteti!

– Thuhet, se njeriu i shkathët,

për shembull, s’po më kujtohet për shembulli, e zë lepurin me qerre, sepse nuk i ngutet!

– Shtetit të Albin Kurtit nuk i ngutet, ka mundur ta zë lepurin me qerre kur ka dashur, por nuk ka dashur, e ka lënë ta zë lepurin në mandatin e tretë, sepse, siç u tha më lart, nuk i ngutet.

– Tek e fundit pse duhet ta zë shteti lepurin me qerre, përveç për ta hëngër!

– Se sikur t’i ngutej dikujt, nuk do të vazhdonte ende gjyqi ndaj atyre infermiereve që e rrahën të moshuarën.

Shumë u mërzita kur e lexova se Drejtësia (edhe pse e ka parë rrahjen në video), ende nuk ka vendosur se a lejohet a jo që infermierja ta rrahë një të moshuar në shtëpinë e pleqve!

Janë duke e studiuar rrahjen, ndërkohë e moshuara ka vdekur!

– Jetojmë këtu, në këtë ‘thertore të drejtësisë’!

Këtu është njëfarë anarkie e heshtur si shtypja e gjakut që të mbyt pa e hetuar, ngadalë!

Këtu s’ka luftë hibride, por është një paqe hibride, prandaj askush s’është i qetë!

– Dhe, s’i ngutet shtetit ta gjejë atë rrotën e së ëmës që ka guxuar ta vjedh gjakun e të ndjerit AD.

S’i ngutet askujt!

Sepse, kur të duan mund ta zënë lepurin me qerre.

Por, nuk duan!

– Kosova s’ka Drejtësi, që do të thotë s’ka asgjë.

Këta flasin për armikun e jashtëm verior, e për Rusinë, por armiku më i madh i Kosovës është sistemi i saj i Drejtësisë.

– Ka kaluar një vit që kur Liridona u vra në mënyrën më të tmerrshme dhe se Drejtësia vegjetojnë, blejnë kohë, e shtyjnë kohën…. e lënë të vjetërohet gjaku…Të zhduken gjurmët!

A çka?

Pse, çfarë presin tjetër këta..

– Drejtësisë së Kosovës duhet t’i vëhet dryri, ajo është një ‘varr’ për njerëzit e varfër, dhe një ferr viktimat dhe për të pamundurit.

Pa u dekriminalizuar Drejtësia, këto temat e tjera janë luks.

– E ministreshë të Drejtësisë e kemi pasur një ‘shminkericë’, që si një narcisiste e çmendur sillej si grua e porcelanit!

Asnjë punë të vetme nuk e ka kryer, përveç që e ka ndihmuar kunatin e saj duke e transferuar në hotelin e burgut rë Smrekovnicës!

– Se kur po ju ther në zemër, po dinë të kryejnë punë.

– Qeveria Kurti ishte qeveria e familjes! Përveç e familjes së Albin Kurtit!

Veç një budalla pranon të korruptohet për familjet e hallkut, e të veten e lë keq!

S’e kuptoj si nuk i vjen inat të bëhet hotel për kriminelët!

– Të jetosh në një shtet pa Drejtësi,

të duhen këllqe!

Është heroizëm të jetosh në vendin më

të varfër dhe më të padrejtë e të pabarabartë.

– Duke folur si kandidat i ri për kryeministër të ardhshëm, kryeministti Albin Kurti u ankua se reformat e tij i ka penguar Drejtësia! Gjysmë e vërtetë!

(Me përjashtim kur Drejtësia vendosi që mirë ka vepruar Glauku që ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend dhe i ka bërë deputetët për spital…

Dhe, ai rasti kur Drejtësia tha se mirë ka bërë Donika Gërvalla që e ka fshehur pasurinë e saj nga shteti).

– Drejtësia në Kosovë është armiku më i madh i Kosovës, prandaj edhe i Albin Kurtit!

– Kosova s’ka armik më të madh….

Por, Drejtësia nuk e ka penguar kryeministrin t’i hip qerres e ta zë Rozeten me miell në shpinë.

Bile Rozetën ta kishte zënë!

– Pse nuk i hipi qerres së shtetit e t’ia zë bishtin Martinit të përbishtur me serbë…

Por e rehabiliton Martinin, kujton se e rehabiliton, se nuk e sheh Martinin si lepur, dhe as nuk ka mendim të keq për paratë serbe, dhe s’duhet të ketë.

– Kryeministri u ankua se si kurrë asnjë gazetar e asnjë media nuk e ka folur një fjalë të mirë për të!

Tha se nuk e duan gazetarët, sepse gazetarët janë me Serbinë.

– Mund të jenë.

Por, të vërtetat nuk mund të fabrikohen në këtë kohën tonë kibernetike!

Lajmet e rrejshme janë qesharake!

– A është vjedhur mielli dhe vaji i rezervave shtetërore?

Po.

Edhe?

– Edhe më e rëndë se vjedhja është që kryeministri kujton se ia ‘blen’ mëkatet Rozetës, si kishë e vjetër, kur e merr me vete para varreve të Drenicës.

– Martini e do kryeministrin, anipse Martini është me Serbinë, por ai s’është gazetar, prandaj tjetër lloj dashurie është kjo!

– Thuaj çfarë të duash…se nëse blejmë gjithçka nga Serbia, edhe ilaçe, pse të mos e blesh edhe rrymën!

Është absurd ky patriotizmi energjetik.

– Ashtu siç ka thënë Glauku, s’ka si Albin Kurti, është i pazëvendësueshëm!

Sepse s’ka me kë të krahasohet, nuk ka Vetëvendosje, është vetëm Albin Kurti. Prandaj, është më ‘i miri’ ndër ta, sepse është i vetmi!

– Dhe kjo e bën që, pa fajin e tij, të ndjehet grandioz.

E, ndjenja e madhështisë të merr më qafë, se të bën paranojak!

E një paranojak sheh veç të dyshuar, dhe armiq.

Por edhe paranojaku ka armiq, siç ka thënë njëri…

– Është, si të them, grandioz romantik, se i teston dhe i matë ndjekësit e tij me dashurinë që e kanë për të dhe ata duhet ta dëshmojnë veten se a janë në gjendje të bëhen kërrsh për të!

– Pra, është si i burgosur i dashurisë, se është i vetmi politikan që bazohet në dashurinë e njerëzve për të.

A ka gabim më të madh se ky?

Ka.

– Për ta bindur kryeministrin që e duan, duhet ta tregojnë veten me vepra: ose ta zhdëpin ndonjë kundërshtar të tij, e nëse s’je i zoti t’ia tharbësh hundën, mund ta shash, e nëse as të shash nuk ta mban prapa (nica), atëherë minimumi e nxjerr mikrofonin me rrënjë dhe i këput kabllat….

si protestë dashurie dhe performancë

besnikërie ndaj kryeministrit!

– Ama, veç hajt, valla unë

të dua, me fjalë, s’ka, se s’të merr n’dorë kush.

Veç femrat ende lidhen për fjalësh.

Përcjelle situatën, përcjelli shenjat, tregoje me urrejtje ndaj tjetrit dashurinë ndaj tij, rrahu, rrapëllo, thyej diçka, shaj, shkatërro nëse do të jesh bindës…

– Kryeministri kërkon ushtarë, të bindur, e jo bashkëmendimtarë, se s’ka mendimtarë. Ku janë ata?

– Kur janë parë për herë të fundit në Kosovë!

– Unë mendoj, dhe mirë e kam, se ai mashkulli me gërsheta, pasi e shkuli mikrofonin e popullit të Prishtinës duke e paramenduar ‘kokën’ e Albinit, vazhdoi duke folur hasha për Albinin…

Ata meshkujt komunal të Albinit thanë se kanë vjedhur hatri i tij.

E dinin se ka kamera komuna, (kamerat kanë harruar t’i vjedhin), por ishin tërbuar e nuk përmbaheshin dot, ndaj u dëgjuan duke thënë me zë të lartë se ata vjedhin për Albinin.

Trima në dashuri siç u dëshmuan me vepra, garonin se cili ka vjedhur më shumë për Albinin!

– Komplet Badovcin e kishin pas vjedhur për Albinin dhe ky ende nuk ua aprovuar dashurinë.

Yeah, I would fight for you

I’d lie for you

Walk the wire for you

Yeah, I’d die for you

Everything I Do I Do It for You!

– Në fakt, njohësit e dashurisë e dinë fare mirë se gjjthkush e bën për vete, por thotë se e bën për tjetrin, se ashtu duhet të thuash, se tingëllon më bukur!

– Ndërkohë, Bedri Hamza i ka treguar popullit se e do nanën e tij.

Ndërsa Lumiri ka piskatur : Faleminderit Vjenë (kur i ka falenderuar mërgimtarët e Vjenës).

– Lumirit nuk i shkon për shtati dashuria, si Albinit.

E përkundër këtyre të dyve, Bedri Hamza është i avitshëm, i avit njerëzit me një urtësi origjinale dhe dashuri të përgjithshme!

Çdo gjë është militarizuar.

Na merr malli për njerëz të qetë.

Prandaj, na duhet dikush, kushdo, që na qetëson si një dua në gjuhë të huaj, dhe na qetëson, veç pse nuk e kuptojmë çfarë po thotë!

P.S. Ditë e re, nafakë e re!

– Hovenieri po shkon nga Kosova me mirënjohjen ‘Ibrahim Rugova’ që ia dha Presidentja Osmani!

Osmani tha për të se ‘Ka qenë më shumë se ambasador’….këngëtar!

Për besë, asnjërën, as tjetrën, s’ka qenë!

Më amerikanë jemi ne!

JU REKOMANDOJMË

Cila është e vërteta për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike dhe rolin e “SHOQËRISË CIVILE “

11/06/2026 - 14:09

Shkruan: Muhamet Mustafa CILA ËSHTË E VËRTETA PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË REJA ENERGJETIKE DHE ROLIN E “SHOQËRISË CIVILE “ Çka parashihte “Strategjia e zhvillimit te energjisë 2005-2015”...

Më shumëDetails

DITA BOTËRORE E MJEDISIT

DITA BOTËRORE E MJEDISIT
05/06/2026 - 11:03

Shkruan: Msc. Labinot Smakaj  I. Një shoqëri mund të mbijetojë përkohësisht edhe pa stabilitet politik dhe ekonomik, por nuk mund të mbijetojë pa ujë të pastër, ajër të...

Më shumëDetails

Shukrije Obërtinca, 16-vjeçarja që dha jetën për lirinë e Kosovës

Shukrije Obërtinca, 16-vjeçarja që dha jetën për lirinë e Kosovës
03/06/2026 - 12:07

Shkruan: Albina Dajaku: Vajza e re nga Fushë Kosova, ajo që la pas bankat e shkollës, dëshirën për mjekësi, kursin e frizerisë dhe ëndrrat e tjera e u...

Më shumëDetails

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan
26/05/2026 - 17:28

Shkruan: Arian Zeka Për shumë vite, diskutimet për energjinë në Kosovë janë përqendruar kryesisht rreth temave të zakonshme: prodhimit vendor të energjisë elektrike, importeve dhe investimeve në burime...

Më shumëDetails

Baza thellësisht klasore e mobilizimit të votuesit të Lëvizjes Vetëvendosje

Hasani: Udhëzimi për largim të kryetarëve, kundërkushtetues dhe kundërligjor
25/05/2026 - 15:43

Shkruan: Enver Hasani Për këtë arsye, marrja me programet e LVV-së dhe me atë se sa ka realizuar zoti Kurti nga premtimet e veta në qeverisjen e kaluar...

Më shumëDetails

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku. Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku. Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë
20/05/2026 - 10:50

Përplasja mes Sami Lushtaku dhe Hysni Mehanes nuk është incident i izoluar. Ajo është pasojë e një kulture politike të ndërtuar prej vitesh me demonizim, poshtërim dhe urrejtje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde

    Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    567 Shpërndaje
    Shpërndaje 227 Tweet 142
  • Vjen lajmi i shumëpritur nga të gjithë: Hekuran Murati tregon ditën e saktë kur pritet të ekzekutohen shtesat prej 100 për sektorin privat

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Votat e diasporës: Kush po merr më shumë, ky është linku për rezultate

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • KQZ: VV-ja mbi 12 mijë vota në ambasada, janë numëruar 68%

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë