Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Dëshmojeni fizikisht që jeni gjallë”- Pleqve iu premtoheshin çokollada për nipa e mbesa, tash torturohen nga pushteti i Kurtit

29/06/2022 - 18:20
në Kryesore, Lajme
A A
“Dëshmojeni fizikisht që jeni gjallë”- Pleqve iu premtoheshin çokollada për nipa e mbesa, tash torturohen nga pushteti i Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Që kur ishin marrë masat kundër Covid, pensionistët kanë qenë të liruar nga procedura për paraqitjen fizike nëpër zyret e shtetit për të dëshmuar që janë gjallë, në mënyrë që të mund të përfitojnë pensionin e pleqërisë.

Anipse Kryeministri Albin Kurtit u premtonte jetë më të dinjitetshme, një ministër i tij u kërkoi atyre që përsëri të dëshmojnë fizikishtë që janë gjallë që nga 21 qershori. Ky vendim i ministrit Hekuran Murata është kritikuar pasi që konsideron se fyen dinjitetin e tyre

Derisa ishte në fushatë zgjedhore Albin Kurti u premtonte pensionistëve kosovarë që do tu sigurojë pensione të dinjitetshme që të mund tu blejnë nipave e mbesave çokollata.

Edhe në janar të këtij viti, nga pozita e kryeministri Albin Kurti, njoftoi se po planifikon reform në sistemin pensional për siç thoshte ai të sigurojmë sistem të drejtë dhe pension të dinjitetshëm për secilin pensionist.

Por një vendim i ministrit të tij, që u mor para disa ditësh nuk është aspak në harmoni me këtë që kishte deklaruar Kurti.

Ministri i Financave Hekuran Murati, me 20 qershor kërkoi nga të gjithë përfituesit e skemave pensionale që të lajmërohen në zyret e shtetit për të dëshmuar se janë gjallë, shkruan Gazeta Insajderi.

Pensionistët për shkak të masave Anti Covid, ishin liruar nga obligimi për t`u lajmëruar çdo gjashtë muaj se janë gjallë në mënyrë që të mund të merrnin pensionin. Ani pse kjo praktikë është kritikuar vazhdimisht pasi që fyen rëndë dinjitetin e pensionistëve.

Por kjo ka ndyrshuar që nga 21 qershori deri në fund të gushtit kur edhe temeraturat janë të larta, pensionistët janë të detyruar që të dëshmojnë me prezencë fizike verifikimin se janë gjallë.

“Në fazën e parë, kërkohet që përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive të paraqiten në objektet e Departament të Pensioneve në regjionet ku jetojnë. Lajmërimet do të bëhen në orarin dhe kategorizimin si në vijim”.

“Nga data 21 qershor deri më datën 15 korrik 2022 do të lajmërohen të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive që nuk janë të vaksinuara me vaksinën kundër COVID 19. Nga data 18 korrik deri më datën 31 gusht do të lajmërohen të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive që janë të vaksinuara me vaksinën kundër COVID 19”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Përvec se duhet të paraqiten fizikisht atyre në rastin e paraqitjes, u kërkohen të prezantojnë faturat e rrymës të vendbanimit të tyre.

“Në rast të qëndrimit me qira, së bashku me faturën e rrymës duhet të prezantohet edhe kontrata e qirasë”, thuhet në vendimin e Ministrisë së Financave.

Por lidhur me këtë kërkesë të Ministrisë që drejtohet nga Hekuran Murati pati reagime.

Zyrtari i PSD-së Nol Nushi, ka kritikon qeverinë se gjithë ditën flet për inovacion e qeveri por që nuk është në gjendje të digjitalizoj këtë shërbim elementare.

“Mirëmëngjes të gjithëve, përveç ministrit Hekuran Murati që i ka detyru pensionistët përseri me u paraqitë nëpër zyre të shtetit me tregu që janë gjallë!!! Gjith’ ditën gojën plot inovacion e teknologji, e nuk po mujnë me digjitalizu një shërbim elementar”, tha Nushi në reagimin e tij.

Analisti Imer Mushkolaj, ka ka deklaruar se s’ka asgjë më fyese se pensionistët të lajmërohen në shtet për të dëshmuar se a janë gjallë apo kanë vdekur.

“Nuk ka asgjë më vështirë për pensionistët sesa të shkojnë e të lajmërohen në shtet çdo gjashtë muaj për të dëshmuar se nuk kanë vdekur, se ende janë gjallë. Shteti duhet ta heq sa më shpejt këtë procedurë që fyen dinjitetin e njeriut dhe të gjejë mekanizma të tjerë për verifikimin e pensionistëve”, ka shkruar ai.

Jo gjithmonë të gjitha vdekjet që ndodhin në Kosovë, regjistrohen brenda afatit kohor në zyrat e regjistrimit të gjendjes civile nëpër komunat përkatëse. Ndonëse për këtë me ligj deklarimi i vdekjes duhet të bëhet nga familja me një raport mjekësor, brenda 30 ditësh nga vdekja.

Por shteti deri tash nuk ka bërë asnjë lehtësim për pensionistët që të mund të dëshmojnë se janë gjallë pa prezencë fizike nëpër zyrat e regjistrimeve.

Ndërsa si shkak i vonesave të lajmërimeve me kohë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës, vetëm vitin e kaluar, të paguajë afro gjysmë milioni euro për pensione të personave të vdekur.

Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, të publikuar këtë muaj, kjo ministri ka paguar 3,314 pensione pas vdekjes së përfitueseve, në vlerë prej mbi 465 mijë eurosh.

Kjo zyrë i ka rekomanduar Ministrisë së Financave që ta analizojë në hollësi çështjen e pagesave dhe t’i shqyrtojë mundësitë për kthimin e tyre, në rast se u dërgohen përfituesve të vdekur.

Por për Ministrinë e Financave, duket se zgjidhja më e shpejtë është vendimi që pleqtë të lajmërohen vetë për të dëshmuar se janë gjallë

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë