Ka dështuar raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Megjithëse procesi nisi me kutitë e votimit në sallë, mungesa e opozitës dhe e disa deputetëve të koalicionit ka bërë që numri i pjesëmarrësve të mbetet larg kuorumit të nevojshëm prej 80 deputetësh.
Në sallë ishin të pranishëm gjithsej 64 deputetë, të cilët hodhën votat e tyre, por pa arritur legjitimitetin kushtetues: Feride Rushiti 63 vota, Hatixhe Hoxha 0 vota dhe të pavlefshme 1 votë.
Ky rezultat tregon se kandidatja e dytë, Hatixhe Hoxha, nuk ka marrë asnjë votë, ndërsa Rushiti ka marrë mbështetjen e pothuajse të gjithë të pranishmëve.
Pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu,njoftoi për seancën e nesërme.
“Seanca plenare vazhdon nesër nga ora 10:00”, deklaroi Haxhiu, duke mbyllur punimet për sonte.














