Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Detaje tronditëse në aktakuzën e “Banjskës”, implikohet kompania që përfitoi tender nga Ministria e Infrastrukturës

11/09/2024 - 16:28
në Kryesore, Lajme
A A
Detaje tronditëse në aktakuzën e “Banjskës”, implikohet kompania që përfitoi tender nga Ministria e Infrastrukturës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aktakuza e rastit “Banjska”, e cila akuzon 45 persona fizik e juridik, nxjerr në dritë detaje tronditëse për financimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Një kompani biznesore, e cila ka përfituar tenderë publikë në Kosovë, figuron pjesë e grupit terrorist, bazuar në aktakuzën për rastin “Banjska” të cilën e ka ngritur të mërkurën Prokuroria Speciale

“RAD” D.O.O., e cila është fuqizuar edhe përmes tenderëve publikë të fituar nga institucionet publike në Kosovë mes viteve 2018-2021 dhe pronari i saj Radulle Steviq, janë pjesë e listës së të akuzuarve.

Kompania dhe Steviq si drejtor i saj dyshohen se kanë kryer shpëlarjen e parave me burim nga aktiviteti kriminal i Millan Radoiçiqit, udhëheqësit të grupit terrorist, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, të cilën e ka publikuar të mërkurën portali “Nacionale”.

Paratë e shpëlara përmes kompanisë “RAD” D.O.O. dyshohet se janë përdorur për financimin e sulmit terrorist në Banjskë.

“Nga data 01.01.2017 deri më datë 24.09.2023, i pandehuri Milan Radoiçiq duke e ditur se një pjesë e të hyrave e tij burojnë nga aktiviteti kriminal i përcaktuar si në pikën III të dispozitivit dhe aktivitetit tjetër kriminal, përmes bashkëpunimit dhe ndihmës së të\ pandehurit Radule Stević – pronar dhe person përgjegjës i bizneseve RAD D.O.O dhe Radule Stevic B.I dhe aktivitetit ekonomik të tyre, këto para i ka konvertuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

“[…] ku një pjesë të pasurive të paluajtshme e ka transferuar dhe tek personat e tretë, me qëllim të fshehjes ose maskimit të burimit të pasurisë”, thuhet në aktakuzë.

Kësisoj, prokurori special Naim Abazi i akuzon Radoiçiqin, Steviqin dhe personin juridik “RAD” D.O.O. për shpëlarje të parave.

Pjesë nga aktakuza ndaj 45 personave për rastin ‘Banjska’
“Nga data 01.01.2017 deri me datë 24.09.2023, i pandehuri ‘RAD’ D.O.O. në cilësinë e personit juridik të menaxhuar nga i pandehuri Radule Steviq, në cilësi të pronarit përgjegjës, duke e ditur se pasuria e të pandehurit Milan Radoiçiq buron nga akitiviteti kriminal, përmes ushtrimit të aktivitetit ekonomik, ka bashkëpunuar dhe ndihmuar të pandehurin Millan Radoiçiq për të konvertuar pasurinë e tij, me qëllim të fshehjes ose maskimit të burimit të pasurisë”, thuhet në aktakuzë.

Kompania “RAD” D.O.O., në pronësi të Radulle Steviqit, të sanksionuarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka fituar gjithsej 61 tenderë në vlerë prej 5.6 milionë eurosh. Këto projekte janë financuar nga buxheti i Qeverisë së Kosovës.

Tenderët publikë, kjo kompani i kishte përfituar nga gushti i vitit 2018 e deri në shtator të vitit 2021. Shumica e tenderëve publikë ishin dhënë nga komunat veriore të udhëhequra asokohe nga Lista Serbe, si dhe një tender nga Ministria e Infrastrukturës.

Ministria e Infrastrukturës, e udhëhequr nga Liburn Aliu, në muajin korrik të vitit 2021, para se Radulle Steviq të vendosej në Listën e Zezë të ShBA-ve, i kishte dhënë një tender të vlefshëm afërt 600 mijë euro një konsorciumi në të cilin ishte pjesë kompania “RAD” D.O.O..

Tenderi ndërlidhej me punë për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale.

Në dhjetor të vitit 2021, kur Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi Steviqin në listën e saj të sanksioneve, ministri Liburn Aliu tha se kompania e Steviçit nuk ishte listuar më parë në listën e zezë nga institucionet e Kosovës.

Kësisoj, kishte thënë Aliu në një konferencë për media, kompanisë së lidhur me Millan Radoiçiqin, i ishte bërë e mundur fitimi i tenderit për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Kjo kompani ka marrë tenderë edhe më herët. Nuk ka qenë asnjëherë në listë të zezë. Pra, ligjërisht për mos me e lanë mos me e marrë tenderin këtë kompani, nuk ka pasur mundësi sepse nuk kanë figuruar në atë listë të zezë. Por, ne jemi duke e marrë shumë seriozisht këtë çështje”, kishte thënë Aliu, raporton Paparaci.

Brenda disa ditës, po ashtu në dhjetor të atij viti, Aliu kishte njoftuar në rrjetin social Facebook se kompanisë “RAD” D.O.O. i ishte ndërprerë kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve.

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq e Radulle Steviq – për sulmin e armatosur në Banjskë.

Të përfshirët, sipas prokurorit të rastit, Naim Abazi, kanë pasur role të ndryshme brenda grupit të tyre kriminal.

Përpos shpëlarjes së parave, Millan Radoiçiq akuzohet edhe për lehtësim dhe financim të terrorizmit, si dhe për vepra të rënda kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

“Po luan rolin e “PR-it të Rusisë”, Kryeministri i Malit të Zi me mesazh për Vuçiqin

“Po luan rolin e “PR-it të Rusisë”, Kryeministri i Malit të Zi me mesazh për Vuçiqin
12/08/2026 - 09:13

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka deklaruar se Mali i Zi nuk dëshiron konflikt me Serbinë, por marrëdhënie të mira fqinjësore dhe një politikë të qartë...

Më shumëDetails

Irani: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika

Irani: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika
12/08/2026 - 08:58

Ngushtica e Hormuzit do të vijojë të jetë e mbyllur për transportin detar për sa kohë Shtetet e Bashkuara nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe nuk pranojnë kushtet...

Më shumëDetails

Hoxha: Kosova si ushtrimore e LVV-së për shembjen e shtetit

Hoxha: Kosova si ushtrimore e LVV-së për shembjen e shtetit
12/08/2026 - 08:50

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar për situatën politike dhe institucionale në vend, duke kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Në një...

Më shumëDetails

PDK-ja kërkon seancë, grupi parlamentar sot shkon në Kuvend

PDK me kërkesë zyrtare Deharit: Thirrni vazhdimin e seancës konstituive nesër; në orën 11:00 do të jemi në Kuvend (DOKUMENT)
12/08/2026 - 08:38

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë paralajmëruar se sot do të shkojnë në Kuvendin e Kosovës duke i bërë thirrje kryesuesit të seancës konstituive të thirrë seancën...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja në pikat kufitare

Kjo është gjendja në pikat kufitare
12/08/2026 - 08:34

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në hyrje të vendkalimeve kufitare pritjet janë deri në pesë minuta. Ndërkaq, në dalje koha e pritjes...

Më shumëDetails

A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?
12/08/2026 - 08:30

Marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Serbisë nuk janë strategjike, por interesat e ndërsjella që i kanë afruar dy vendet po ndikojnë edhe në mënyrën se si Kievi e trajton...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    277 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 69
  • “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Si e falsifikoi IP Petrol e Mikullovcit dokumentin e British Petrol për ta fituar një tender në vlerë mbi 15 milion euro – ja skema e mashtrimit, sipas Buzhalës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, iu tregon përse ia barti kompetencat Policisë së Kosovës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë