Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Detaje tronditëse për vrasjen në Llaushë: Salloni i shtëpisë ishte bërë pellg i gjakut, aty ishin dy fëmijët e çiftit

05/01/2022 - 17:49
në Kryesore, Lajme
A A
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas së tij në Llaushë të Skenderajt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka nisur me grumbullimin e provave për vrasjen e gruas 48-vjeçare me inicialet L.Q.. Burri i saj S.Q., 51-vjeçar, si i dyshuar për vrasjen, ndodhet në pranga dhe me vendim të prokurores kujdestare është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48-orësh.

Burime të Express brenda organeve të sigurisë thanë se krimi ndodhi në sallonin e shtëpisë së çiftit në Llaushë të Skenderajt dhe në momentin kur hetuesia kishte arritur ne vendin e ngjarjes, kishin parë sallonin e shtëpisë të shndërruar në “pellg gjaku”, teksa aty ndodheshin dy nga fëmijët e çiftit.

Ne vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja plumbash, por akoma nuk dihet se sa plumba u shkrepën në trupin e viktimës.

“Nuk e dimë sa plumba janë shkrepur mbi trupin e viktimës, pa e marrë raportin e autopsisë nuk mund të flasim asgjë. E kemi parë pellgun e gjakut në sallon në dhomën e ditës, edhe aty i pash dy fëmijët e çiftit, një vajzë dhe një djalë”, thanë këto burime.

Këto burime thanë se çifti ka tre fëmijë dhe nuk dihet nëse të njëjtit ndodheshin në vendin e krimit në momentin e kryerjës së krimit.

Të pyetur se cilat janë dyshimet e para mbi motivin e vrasjes dhe nëse çifti ka pasur probleme edhe në të kaluarën, burimet thanë “Jemi në fazën fillestare, vetëm sa është lëshuar vendimi mbi ndalimin e të dyshuarit. Jemi duke mbledhur prova. Jemi në fazën fillestare dhe nuk mund ta dijmë motivin kaq herët”.

Mësohet se i dyshuari nuk është intervistuar akoma, ndërsa është lëshuar edhe vendimi për autopsinë e viktimës. Aktualisht janë duke u mbledhur prova për vrasjen e gruas.

Policia tha se nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare.

Nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë gëzhoja.

Përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta shpëtuar, 48-vjeçarja, vdiq pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Ushtruesit i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, Agron Mehmeti ka treguar se viktima ka pasur tre plagë të rënda, dy në gjoksë dhe një në dorë.

Ai ka deklaruar se viktima ka qenë me shenja jete deri sa është dërguar në spitalin e Mitrovicës.

“Qendra Emergjente është njoftuar rreth orës 14:00 për një rast në fshatin Llaushë dhe menjëherë ka shkuar ekipa kujdestare me doktoreshën dhe ekipin e infermierëve në shtëpi dhe e kanë marrë një grua rreth moshës 48 vjeçare me plagë të rënda dhe e kanë transferuar menjëherë në qendrën emergjente dhe ju ka dhënë ndihma e parë dhe me autoambulancë me shenja jete ka shkuar deri në spitalin rajonal të Mitrovicës. Ekipa kur ka shkuar në shtëpi që ta marrë, e ka marrë me shenja jete, ka qenë gjallë deri në spitalin rajon të Mitrovicës, edhe pse në gjendje shumë të rëndë, me tri plagë të rënda, sipas drejtorit kujdestar. Plagët kanë qenë të lokalizume, në regjionin e gjoksit dy dhe në regjionin e dorës”, ka deklaruar ai.

Mehmeti ka thënë se viktima rreth orës 14:13 minuta është sjellë në QKMF në gjendje të rëndë.

“Në qendrën tonë ka ardh në orën 14:13 minuta, për Mitrovicë ka shkuar me shenja jete, por fatkeqësisht mundësitë për mbijetesë kanë qenë të vogla sipas mjekut kujdestar”, ka shtuar ai.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë