Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një këputje muskulore në kofshën e djathtë, një problem që lidhet edhe me lëndime të mëparshme që e kanë shqetësuar gjatë sezonit.
Diagnoza ka rezultuar përfundimtare, duke e përjashtuar Raphinhën nga pjesa e mbetur e turneut, një goditje e madhe për ambiciet e Brazilit.
Lajmi është i rëndë edhe për klubin e Barcelonës, ndërsa në sfond po përmendet edhe interesi i Al Hilal SFC për një transferim të mundshëm në verë, që tashmë mund të ndikohet nga gjendja e tij fizike.













