Lozana e Zvicrës do të jetë nikoqire e një tubimi mbështetës për ish-krerët e UÇK-së tashmë të dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale, i cili do të mbahet këtë të shtunë, më 3 tetor.
Aksioni i organizuar nga shoqata “Shoqëria e Re” nis në orën 15:00 nën moton “Jo në emrin tim”.
Organizatorët i kanë bërë thirrje mërgatës për pjesëmarrje masive, duke udhëzuar praninë me flamuj kombëtarë, emblema të UÇK-së dhe veshmbathje me simbole kombëtare.












