Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Diversifikoni furnizimin me energji”, Prattipati i bën sërish thirrje Kosovës që të investojë në gazin e lëngshëm amerikan

08/07/2026 - 14:17
në Kryesore, Lajme
A A
“Diversifikoni furnizimin me energji”, Prattipati i bën sërish thirrje Kosovës që të investojë në gazin e lëngshëm amerikan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

E ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka avokuar sërish që Kosova të diversifikojë furnizimin me energji me gaz natyror të lëngshëm amerikan për të siguruar investimet e ardhshme amerikane.

Prattipati këtë thirrj e ka bërë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Partneritetit SHBA-Kosovë.

E ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, po ashtu ka mirëpritur vendimin e Kosovës për heqjen e tarifave doganore për mallrat amerikane.

“E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Anu Prattipati, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Partneritetit SHBA-Kosovë, ku u vlerësuan anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë për kontributin e tyre në forcimin e tregtisë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Në fjalën e saj, ajo mirëpriti vendimin e Kosovës për të hequr tarifat doganore për mallrat amerikane dhe bëri thirrje që Kosova të diversifikojë furnizimin e saj me energji përmes gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA-ja, me qëllim sigurimin e investimeve të ardhshme amerikane”, thuhet në postimin e ambasadës.

Kujtojmë se javë më parë, Prattipati, përmes një editoriali, i ka bërë thirrje Kosovës që t’i bashkohet projekteve amerikane të gazit natyror të planifikuara nëpër Ballkan për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Prattipati ka vlerësuar se Kosova duhet të veprojë shpejt për të shfrytëzuar këtë mundësi, duke theksuar se afati po mbaron.

Sipas saj, Kosova mund të lidhet përmes projekteve rajonale si Korridori Vertikal i Gazit dhe terminali lundrues i gazit natyror në Kroaci apo me gazsjellësin që po ndërtohet për të lidhur terminalin e Gazit Natyror të Lëngshëm në Aleksandrupolis në Greqi me Shkupin në Maqedoninë e Veriut.

Ajo ka paralajmëruar se vonesat për marrjen e një vendimi të tillë, mund ta lënë Kosovën si të vetmen në Ballkanin Perëndimor pa qasje në gazin natyror të lëngshëm amerikan.

JU REKOMANDOJMË

Irani këmbëngul se kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit “nuk është i mundur”

Irani këmbëngul se kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit “nuk është i mundur”
12/07/2026 - 16:53

Mesazhet kontradiktore lidhur me Ngushticën e Hormuzit vazhdojnë, ndërsa Teherani dhe Washingtoni japin deklarata të kundërta për kalimin e anijeve nëpër këtë rrugë ujore me rëndësi jetike. Autoriteti...

Më shumëDetails

Kanye West në Tiranë, Rama: Ngjarja e mbrëmshme u bë motiv ndasie, varfëria s’luftohet duke mos bërë koncerte

Kanye West në Tiranë, Rama: Ngjarja e mbrëmshme u bë motiv ndasie, varfëria s’luftohet duke mos bërë koncerte
12/07/2026 - 16:35

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e mbrëmshëm të Kanye West në Tiranë, i cili u shoqërua me polemika të shumta mes pakënaqësive të...

Më shumëDetails

Ramadani: Aleanca e vetmja që ka ofruar platformë për shmangien e bllokadës, të tjerët le te flasin për poste

Ramadani: Aleanca e vetmja që ka ofruar platformë për shmangien e bllokadës, të tjerët le te flasin për poste
12/07/2026 - 16:09

Burim Ramadani, i cili do të jetë deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në legjislaturën e te të Kuvendit ka deklaruar se partia e tij është e...

Më shumëDetails

Dhuna ndaj të miturës në Fier, merret vendimi për tri të dyshuarat

Dhuna ndaj të miturës në Fier, merret vendimi për tri të dyshuarat
12/07/2026 - 16:01

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tri vajzat e dyshuara për rrahjen ndaj një 17-vjeçareje, një ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta...

Më shumëDetails

Trump: Dje arritëm një marrëveshje me Iranin, por ata e shkelën brenda një ore

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
12/07/2026 - 15:56

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ShBA dhe Irani ranë dakord për një marrëveshje dje, por Irani e shkeli atë marrëveshje “brenda një ore” kur qëlloi një...

Më shumëDetails

Shpëtohet 67-vjeçari që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

Shpëtohet 67-vjeçari që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike
12/07/2026 - 15:28

Një pushues 67-vjeçar është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të vrojtuesit të plazhit. Sipas informacioneve, 67-vjeçari u nxor nga deti në gjendje kritike, pa puls dhe pa frymëmarrje....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Vuçiqi komenton personat e armatosur që shoqëruan vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Serbi

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • E papritur! Arbenita Ismajli ribashkohet me personin e zemrës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë