Sot shënohet 25 vjetori i rënies heroike të komandantit të UÇK-së, Sokol Preteni, bashkë me dy bashkëluftëtarët, Qazim Cimili dhe Esat Meholli.
Sokol Preteni dhe shumë luftëtarë i prinë Epopesë së Melenicës që për muaj të tërë ndali ushtrinë serbe të mos hynte në Shalë të Bajgorës.
Në një rrëfim për Veriu.info djali i dëshmorit Sokol Preteni, Burim Preteni ka thënë se është në gjendje të japë jetën për vendin tonë njëjtë sikur babai.
Rrëfimin mund ta dëgjoni këtu:












