Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Djath johigjienik e jorgut me bakterie – Ja si zbarkuan inspektorët në qumështoret “Golaj” e Aldi”, urdhërohet asgjësimi i produkteve (Dokument)

14/07/2025 - 17:39
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Djath johigjienik e jorgut me bakterie – Ja si zbarkuan inspektorët në qumështoret “Golaj” e Aldi”, urdhërohet asgjësimi i produkteve (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimit për kompanitë që kanë futur ose kanë tentuar të fusin produkte ushqimore në Kosovë me përbërës të rrezikshëm, Veriu.info ka gjetur se dy qumështore janë urdhëruar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për asgjësim të një sasi të produkteve të tyre, pasi që kanë dalë se nuk janë cilësore.

Veriu.info ka siguruar një procesverbal të inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ku pas inspektimit të bërë në qumështoren e kompanisë “Golaj” Sh.P.K. në Gjakovë është urdhëruar asgjësimi i 100 kg djath dhe 90 kg speca me ajkë.

Kjo pasi që pas analizave laboratorike të bëra këto produkte kanë rezultuar të pakënaqshme në aspekt të higjienës.

Përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, Veriu.info ka siguruar nga AUV edhe fotografi të bëra gjatë asgjësimit të këtyre produkteve të qumështores së kompanisë “Golaj” Sh.P.K.

Po ashtu, Veriu.info ka siguruar edhe një procesverbal të inspoktorëve të AUV të bërë më rastin e inspektimit në Qumështoren “Aldi” në Mitrovicë, e cila është njësi e kompanisë OPATIJA- COMMERCE Sh.P.K. Me këtë procesverbal konstatohet se pas analizave laboratorike jogurti 180 ml ka rezultuar i cilësisë së pakënaqshme.

Me këtë rast inspektorët e AUV kanë urdhëruar qumështoren “Aldi” të bëjë tërheqjen nga tregu të këtij jogurti dhe njëkohësisht të bëjë asgjësimin e tij.

Veriu.info ka siguruar edhe një komunikim mes qumështores “Aldi” dhe AUV të marsit 2025, tre muaj pas inspektimit, ku përfaqësuesi i qumështores kërkon nga që zyrtarët e AUV të shkojnë dhe t’i marrin mostrat e jogurtit 180 ml për testim, jogurt i cili me rastin e inspektimit ishte konstatuar me ngarkesë bakteriale.

Skandal: AUV i gjen kompanisë ‘M-Sillosi’ rreth 100 tonë misër me ‘aflatoksinë B1’ – substancë kancerogjene

Kompanisë “Butrinti Group” iu refuzua futja në Kosovë e 24 tonë miell, ishte jashtë standardeve për përdorim (Dokument)

Kompanisë “Taunita” iu zbuluan mbi 600 kg peshk të infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’ (Dokument)

Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

Pjepër me përmbajtje që rrit rrezikun e kancerit! AUV ndalon importin e “Ballkan Fruits”, shkak niveli i lartë i nitrateve (Dokument)

Skandal: “AgroDardania” nga “Peç” nuk respekton vendimin e AUV, fut nga Serbia në Kosovë 26 tonë misër me Aflatoksinë (përbërës kancerogjen)

SKANDAL: Kompanisë Meka që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella (VIDEO)

 

 

JU REKOMANDOJMË

Mushkolaj pas kërkesës së Osmanit: Ku ke kjo zoja qe 5 vjet?

Mushkolaj ironizon: Mirë që dita e rrenave pushim
05/03/2026 - 18:41

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani që presidenti të zgjidhet nga populli. Në një postim në Facebook, Mushkolaj ka pyetur: “Ku ke kjo...

Më shumëDetails

Gruda: Jemi 14 vjet pas vendimit të Kushtetueses, s’mund t’i shqyrtojmë amendamentet e Osmanit

Gruda: Jemi 14 vjet pas vendimit të Kushtetueses, s’mund t’i shqyrtojmë amendamentet e Osmanit
05/03/2026 - 18:30

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, po mban mbledhjen pasi presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që...

Më shumëDetails

Koci: Ne kemi problem të cilin duhet ta zgjidhim sonte deri në 12, Osmani po propozon diçka që merr kohë me muaj

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
05/03/2026 - 18:13

Avokati kosovar, Arianit Koci, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për propozimin e Vjosa Osmanit për ndryshimin e Kushtetutës dhe zgjedhjen e presidentit direkt nga...

Më shumëDetails

Gashi për amendamentet për president: Lojë e lodhur e manovër politike, është proces që zgjat me muaj

Me 28 dhjetor zgjedhjet, Gashi: U bëftë dita që Kosova kthehet kah e mira
05/03/2026 - 18:11

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pasi që presidentja Vjosa Osmani ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, për të...

Më shumëDetails

Amendamentet kushtetuese për zgjedhjen direkte të Presidentit- Cakolli flet për procedurat

Cakolli: Problemi me parregullësitë në numërimin e votave janë vetëm ata që i numërojnë, e dosmdoshme të dixhitalizohet procesi
05/03/2026 - 17:58

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, e sheh të vështirë dhe të papërshtatshme mundësinë e ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit. Ai ka shpjeguar procedurën e cila...

Më shumëDetails

Si bëhet ndryshimi i amendamenteve kushtetuse që i propozoi Osmani-Haxhiut, flet Baraliu

Baraliu: Preventiva, metoda më e mirë për ta parandaluar kriminalitetin në Kosovë
05/03/2026 - 17:32

Presidentja e vendit, ka proceduar në Kuvendin e Kosovës amendamentet për zgjedhje të drejtpërdrejta për president. Kjo është bërë e ditur nga vetë Osmani përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Osmani uron Moldavinë për “zgjedhjen e qartë në rrugën evropiane”

    Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë