Ndeshja u dominua nga “Tulipanët”, me një paraqitje të shkëlqyer në sulm, ku protagonistë ishin Brian Brobbey dhe Cody Gakpo, të cilët shënuan nga dy gola secili, kurse Summerville realizoi një tjetër.
Për Suedinë, golin e vetëm e realizoi Anthony Elanga, por nuk mjaftoi për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.
Pas këtij rezultati, Holanda ngjitet në vendin e parë me 4 pikë, ndërsa Suedia zbret në vendin e dytë me 3 pikë, duke mbajtur ende gjallë garën për kualifikim.












