Dominimi total i vëllezërve Devolli me kompaninë e tyre duket të ketë filluar zbehjen e tij, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Hysen Durmishi sot ka dal në terren.
Ai ka njoftuar se personalisht është kujdesur që të shoh se si po hiqen reklamat nëpër urat dhe hapësirat e autostradave në Kosovë.
Ai vet ka pozuar para punëtorëve që shihen duke hequr reklamën e birra Pejës, kompanisë “Devolli Group”, duke njoftuar se asnjë reklamë më nuk do të ketë në autoudhë të Kosovës.
Devolli group ka pasur për shumë vjet rrugën hapur për biznes dhe reklamim në çdo pore të pronës dhe hapësirës publike.
“Sot filluam aksionin për heqjen e reklamave në gjithë brezin rrugor të autoudhëve për të vazhduar me heqjen e të gjitha reklamave në ura, mbikalime e nënkalime në të gjitha rrugët regjionale e nacionale”.
“Tash e tutje reklamat do të vendosen vetëm në hapësirat ku i lejon ligji dhe duke respektuar kriteret e procedurat”, shkruan Durmishi në Facebook.
















