Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Donika Gërvalla për deklaratën skandaloze të Fatos Gecit për ish-krerët e UÇK në Hagë: E respektoj atë që ka thënë

20/05/2026 - 22:06
në Kryesore, Lajme
A A
Donika Gërvalla për deklaratën skandaloze të Fatos Gecit për ish-krerët e UÇK në Hagë: E respektoj atë që ka thënë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Donika Gërvalla, ministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka komentuar deklaratën e Fatos Geci, kandidat për deputet në listën e Lëvizja Vetëvendosje, lidhur me të akuzuarit në Hagë.

Duke folur në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, Gërvalla u pyet për deklaratën që Geci kishte bërë në një seancë të Kuvendit të Kosovës, në ditën kur ishte shpallur vendimi përfundimtar për rastin e Liridona Ademaj.

Në atë seancë, gjatë një debati për Partia Demokratike e Kosovës, Geci kishte deklaruar se edhe personat që ndodhen në Hagë duhet të marrin “vendim të njëjtë”, duke iu referuar dënimit me burgim të përjetshëm të Naim Murseli.

Lidhur me këtë deklaratë, Gërvalla tha se e respekton atë që ka thënë Geci, duke përmendur historinë dhe sakrificën e familjes së tij.

“Fatosi, në përgjithësi familja Geci nga Llausha, ka një histori të dhimbshme të pasluftës dhe gjatë luftës. Edhe unë pa dashur të bëjë avokatin, e as gjykatësin e Fatos Gecit, unë e respektoj atë çfarë thotë Fatosi, sepse e respektoj përvojën dhe biografinë e familjes së tij. Mendoj që ajo pjesë e historisë sonë më të re është pjesë e historisë së Republikës së Kosovës, pjesë e një sakrifice të jashtëzakonshme që kanë bërë disa familje të mëdha në Kosovë. Kështu që Fatos Geci është njëri nga zërat e ndryshëm në këtë listë”, ka thënë Gërvalla.

JU REKOMANDOJMË

Planet e xhandarmërisë, KFOR: Po i ndjekim nga afër deklaratat

KFOR dhe Policia e Kosovës patrullime në Zubin Potok
20/05/2026 - 21:48

Pushteti ka njoftuar se kanë filluar procedurat për formimin e një strukture të veçantë të sigurisë. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se xhandarmëria do...

Më shumëDetails

Vlora Çitaku: Sot vëllau nuk flet me vëlla, motra me motër, e vetmja gjë që prodhoi VV-ja dhe Albin Kurti është kriza

Çitaku për burrin e Albulenës: Presioni e shantazhi publik ndaj gjyqtarëve me emra e mbiemra barazohet me thirrje për dhunë
20/05/2026 - 21:42

Vlora Çitaku, nënkryetare në PDK, tha se si shtet jemi në “krizë politike, ekonomike, kushtetuese, ekzistenciale e morale”. Ajo në Pressing në T7, tha se tani “vlerat e...

Më shumëDetails

Albert Shabani i kërkon falje publike Lirim Mehmetajt: “Më fal për të gjitha ofendimet”

Albert Shabani i kërkon falje publike Lirim Mehmetajt: “Më fal për të gjitha ofendimet”
20/05/2026 - 21:08

Albert Shabani ka publikuar një mesazh emocional, ku i ka kërkuar falje publike analistit dhe gazetarit Lirim Mehmetaj për ofendimet dhe sulmet e mëhershme ndaj tij. Shabani pranon...

Më shumëDetails

Osmani i reagon Kurtit: Nëse kisha dashur pushtet do të garoja për kryeministre

Nga zyra e Kurtit vjen goditja për Osmanin: S’është figurë e unitetit dhe s’kemi borxhe ndaj saj
20/05/2026 - 20:53

Vjosa Osmani në RTV21 i ka reaguar Albin Kurtit i cili ka deklaruar se ajo ka ambicie politike. Osmani tha se roli i presidentit nuk lidhet me pushtetin...

Më shumëDetails

Rama i afërt me zyrtarë të PDK-së, njofton se Prishtina organizon ceremoni për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin më 28 maj

Rama i afërt me zyrtarë të PDK-së, njofton se Prishtina organizon ceremoni për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin më 28 maj
20/05/2026 - 20:33

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar fotografi me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, të cilin tha se e njoftoi se më 28 maj nën patronatin e Kryeqytetit,...

Më shumëDetails

KQZ përgatit 75 mijë pako për votimin me postë jashtë Kosovës

Nis votimi me postë për votuesit jashtë Kosovës
20/05/2026 - 20:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur pakot individuale me fletëvotim për votuesit e regjistruar për votim me postë. Në një njoftim për media, bëhet me dije se janë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tenderi 3 milionësh në Mitrovicë: Dyshime për konflikt interesi mes fituesit dhe anëtarit të OShP-së që vendosi për ankesën e mikut

    Tenderi 3 milionësh në Mitrovicë: Dyshime për konflikt interesi mes fituesit dhe anëtarit të OShP-së që vendosi për ankesën e mikut

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pasi u dënua nga gjykata reagon ashpër Milaim Zeka: Gjyqtarja Edita Çanta pa asnjë provë, pa asnjë argument dha një vendim kundër drejtësisë vetëm për t’i plotësuar orekset politike të Albin Kurtit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Erdhen këta kriminelët në lokal”, ja pse ndodhi konflikti mes Mehanit e Lushtakut në Skenderaj, sipas Gucatit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Osmani ndan detaje: Serbia e ka pas një plan për sulm më të madh ndaj Kosovës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Konjufca tenton ta përhupë deklaratën me termin “frizerkë”, e quan “pseudogazetar” mbështetësin e VV’së që ia bëri pyetjen

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë