
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të shëndetësisë, Rifat Latifi.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se për 1 vit e gjysmë qeverisje, në pritje të ministrit të tretë të shëndetësisë dhe vetëm 5 për qind investime kapitale të realizuara sivjet.
Ai ka thënë se faji nuk është te 20 vjet por te paaftësia dhe papërgjegjësia e tyre.
Postimi i tij i plotë:
Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të 3-të në shëndetësi. Vetëm 5% investime kapitale të realizuara sivjet.
Fajet? 20 vjet?
Paaftësi e papërgjegjësi!












