Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj dorëheqjes se të tre policëve serbë nga policia e Kosovës.
Osmani ka thënë se ky është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia dhe se këto presione pasqyrojnë taktikat e Millosheviqit.
”Dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia – një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviqit. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani në Twitter.









