Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dorëhiqet nga LVV asamblisti më i votuar në Rahovec: Kurti ka linçuar besimtarët myslimanë

27/08/2024 - 09:24
në Kryesore, Lajme
A A
Dorëhiqet nga LVV asamblisti më i votuar në Rahovec: Kurti ka linçuar besimtarët myslimanë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ilir Pallqa, kandidati më i votuar për Asamble Komunale nga Lëvizja Vetëvendosje në Rahovec ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Përmes një reagimi publik ai ka paraqitur arsyet e dorëheqjes, ku kryesorja është heshtja e qendrës në Rahovec pas shkarkimit të Visar Korenicës nga pozita e koordinatorit, shkaku Kodit Civil.

“Në vitin 2017 u anëtarësova në Lëvizjen Vetëvendosje. Qëllimi i aktivizimit tim politik ka qenë të jap kontribut më të drejtpërdrejtë për shoqërinë e Rahovecit, por edhe më gjerë. Jam përpjekur të kontriboj; një pjesë e aktivitetit tim është publik, ndërsa pjesën tjetër e njohin ata me të cilët kemi rrugëtuar bashkë. Në vitin 2021 fitova besimin e banorëve që t’i përfaqësoj në Kuvend. Jam përpjekur të jem aktiv dhe t’i përfaqësoj ata në mënyrën më të mirë, aq sa di dhe ashtu si di.

Kryesia e LVV-së, me në krye Albin Kurtin, më shumë se dy vite më parë, shkarkoi Visar Korenicën, koordinatorin e qendrës në Rahovec, vetëm sepse ai votoi kundër Kodit Civil; kundër kodit i cili, sipas tij, sipas votuesve të tij, dhe sipas meje si shok i tij, ndikon negativisht në shoqëri. Megjithatë, kemi duruar me shpresën që do të ketë reflektim nga qendra për këtë vendim. Reflektim nuk ka pasur tash e sa kohë”, thotë ai.

Ai thotë se ka shumë deputetë të tjerë që kanë votuar kundër propozimeve të ndryshme nga qeveria, por nuk janë shkarkuar.

“Është shkarkuar vetëm ai që ka votuar kundër Kodit Civil, i cili nuk ishte në programin e Lëvizjes Vetëvendosje.  Albini dhe të gjithë në VV e dinin bindjen e Visarit kur ai garoi për deputet; e dinin se një besimtar nuk mund të votojë asnjëherë një kod i cili njeh martesat e atij lloji. Nëse e ke pranuar duke e njohur, pse është shkarkuar? Flirtimi i kryeministrit me besimtarët musliman ka qenë i vazhdueshëm, nga fjalët se “në Kosovë nuk ka aq ekstremizëm sa ka islamofobi”, dhe se “nuk ka rëndësi çfarë ke mbi kokë, por ajo çfarë ke brenda kokës,” duke iu referuar shamive, por përsëri udhëzimi për mosbajtjen e shamive në shkolla mbetet në fuqi”, thekson Pallqa.

Sipas Pallqës, me këto lëvizje, kryeministri Albin Kurti duke linquar besimtarët dhe duke mos qëndruar prapa fjalëve të thëna dikur, i kanë dhënë një mesazh një pjese të elektoratit dhe të shoqërisë, mesazh të cilin grupi i Deçanit e ka marrë përzemërsisht.

“Ky grup ka përkrahjen publike edhe nga disa “përfaqësues” të VV-së në media, dhe jo vetëm, të cilët flasin fjalë që lëndojnë të gjithë ata që mbajnë besimin e tyre me krenari, duke nënkuptuar se ata që nuk konvertohen nuk qenkan patriotë. Nga udhëheqësia heshtje, heshtje sepse nxitje. Gjithsesi, që nga fillimi janë akumuluar shumë probleme; ndoshta kam përmendur vetëm disa, ose shumë pak prej tyre”.

Pallqa vlerëson se dorëheqja e tij do të ketë ndikim negativ tek ai, megjithatë siç shprehet ai “si pjesë e kësaj shoqërie, e kemi për detyrë të dalim përtej vetes kur besojmë se është në të mirën e gjerë”.

“Sot vendosa të marr një vendim, i cili, duke marrë parasysh fuqinë aktuale të LVV-së, ndikon negativisht tek unë si Ilir. Por Ilirët shkojnë e vijnë, ndërsa shoqëria mbetet, dhe ne, si pjesë e kësaj shoqërie, e kemi për detyrë të dalim përtej vetes kur besojmë se është në të mirën e gjerë. Unë e deklaroj publikisht se jap dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje. Me shpresën që do të ketë reflektim, përulësi dhe veprim në të mirë të shoqërisë, të paktën në të ardhmen. Unë vazhdoj aktivitetin tim politik për vendin tim dhe këtë shoqëri, derisa kam fuqi të lëviz dhe zë për të folur, pa marrë parasysh nëse kam pozitë politike apo jo. Aktiviteti im nuk do të jetë asnjëherë në partitë që kanë kontribuar në shkatërrimin e shpresës së rinisë. Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur deri sot!”./Paparaci

JU REKOMANDOJMË

Hoxhaj para Qeverisë: PDK nuk zbrapset, liroje zyrën o deputet uzurpator

Hoxhaj para Qeverisë: PDK nuk zbrapset, liroje zyrën o deputet uzurpator
14/08/2026 - 08:21

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe sot aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar respektimin e rendit kushtetues dhe thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit....

Më shumëDetails

PDK-ja edhe sot ia zë derën Albin Kurtit

PDK-ja edhe sot ia zë derën Albin Kurtit
14/08/2026 - 08:15

Deputetët e PDK-së edhe sot janë vendosur para hyrjes së Kryeministrit. Përmes një njoftimin të PDK-së ëshët bëër me dije qëllimi i këtij aktiviteti. “Edhe sot jemi para...

Më shumëDetails

“Çka është kjo veshje?” – Kadrijaj kritikon Pacollin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ironi

“Çka është kjo veshje?” – Kadrijaj kritikon Pacollin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ironi
14/08/2026 - 07:39

Një përplasje me tone ironike ka ndodhur mes deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, dhe ministres Fitore Pacolli, pas një postimi në rrjetet sociale. Kadrijaj publikoi një fotografi ku...

Më shumëDetails

“Do të jemi në Kuvend çdo 48 orë” – PDK ‘barrikadon’ nesër parlamentin

Haxholli nga KDI: Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
13/08/2026 - 23:06

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se mbyllja e dyerve të Kuvendit rikthen pamje të errëta për Republikën e Kosovës. Në emisionin “Jehona Politike”...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për Skender Llugiqin, i cili dyshohet për kanosje ndaj Ramush Haradinajt

Specialja njofton për çfarë po intervistohet Ridvan Muharremi
13/08/2026 - 22:19

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Skender Llugiqit, i cili dyshohet se gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës ka kërcënuar...

Më shumëDetails

Abdixhiku me adresim të ri: Askush s’ka më arsye dhe të drejtë të vonojë krijimin e institucioneve

Abdixhiku nënshkruan koalicionin e parë parazgjedhor, bëhet bashkë me Zef Morinën
13/08/2026 - 21:58

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një adresim lidhur me situatën politike në vend, duke bërë të ditur se LDK-ja do të vazhdojë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ish-ushtari i UÇK’së thotë se Llugiqi që kërkoi pushkatimin e Haradinajt përmendet nga ish-polici serb si “bashkëpunëtor i Serbisë”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Afro 40 mijë euro para të gatshme, çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për spiunazh?

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pas 26 vitesh në polici, dhëndrri i Hashim Thaçit largohet nga puna: Do ta mbaj kokën lart

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë