Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e hetimit: Dyshohet se Kujtesa u ble nga Devolli Corporation për 20 milionë euro në mënyrë të fshehtë

28/06/2024 - 18:03
në Ekonomi, Lajme
A A
Dosja e hetimit: Dyshohet se Kujtesa u ble nga Devolli Corporation për 20 milionë euro në mënyrë të fshehtë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Autoriteti i Konkurrencës në Kosovë po heton kompanitë Kujtesa, ArtMotion dhe Devolli Corporation Sh.p.k. për shitblerje të fshehtë të aksioneve duke shkelur ligjet ekzistuese, si dhe për paraqitje të rreme si konkurrentë për arritjen e “marrëveshjes kartel” — ujdi kjo që njihet si praktikë që ngulfatë konkurrencën.

Pas hetimeve të nisura ndaj kompanive ArtMotion dhe Kujtesa nën dyshimet për marrëveshje kartel, Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës – AKRK, në mars të këtij viti ka zgjeruar hetimet edhe ndaj kompanisë Devolli Corporation Sh.p.k.

Në dosjen për këtë rast, një kopje të së cilës e ka siguruar Buletini Ekonomik, thuhet se procedura hetimore ka nisur ndaj kompanive Devolli Corporation dhe Kujtesa Net – nën dyshimin për blerje të aksioneve pa u ndjekur procedurat ligjore në fuqi.

Dyshohet se Kujtesa është blerë për rreth 20 milionë euro nga Devolli Corporation, pa e njoftuar fare Autoritetin e Konkurrencës siç kërkohet për këto raste sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Sipas këtij ligji, kur një operator ekonomik i blen aksionet e një operatori tjetër, të cilët funksionojnë brenda të njëjtës veprimtari dhe kur të dyja së bashku arrijnë qarkullim vjetor mbi 3 milionë euro, atëherë duhet ta njoftojnë Autoritetin e Konkurrencës për të marrë aprovim paraprak.

Pretendimet e AKRK-së janë se një kompani tjetër në të njëjtin sektor, ArtMotion është në pronësi të blerësit të pretenduar të Kujtesës.

Ligjërisht para se të ndodhë ky transaksion, është dashur të merret apovim paraprak nga Autoriteti i Konkurrencës. Kjo bëhet për të shmangur praktikat anti-konkurrencë, siç është pozita dominuese në treg, të cilat dëmtojnë konsumatorët.

“Autoriteti gjatë shqyrtimit paraprak të hetimit në tregun e telekomunikimeve dhe kabllore në territorin e Republikës së Kosovës, në bazë të informatave preliminare që posedon, ekziston dyshimi i bazuar se: ndërmarrjet Devolli Corporation Sh.p.k dhe Kujesa Net Sh.p.k., kanë realizuar transaksione, përkatësisht Devolli Corporation ka bërë blerjen e aksioneve të ndërmarrjes Kujtesa Net, e cila vepron në tregun me aktivitetin primarë telekomunikimet kabllore”, thuhet në dispozitiv të konkluzionit për nisje të hetimeve nga AKRK.

Për më tepër, aty thuhet se transaksionet/blerjet janë realizuar “pa e dorëzuar njoftimin e detyrueshëm për qëllimin e përqendrimit parashikuar sipas nenit 13 dhe 15 të Ligjit 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës.”

Nga Devolli Corporation dhe Kujtesa Net nuk janë përgjigjur në pyetjet e Buletinit rreth këtyre pretendimeve deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi.

Nga ana tjetër, AKRK – procedurën hetimore e kishte nisur pas mbledhjes fakteve dhe dokumenteve që janë pjesë e dosjes për këtë rast. Një nga këto dokumente është edhe kontrata për shitblerjen e aksioneve. Në kontratë, sipas pretendimeve të AKRK-së, janë të evidentuara mes këtyre dy subjekteve transaksione në vlerë rreth 20 milionë euro.

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, çdo realizim i përqëndrimit të ndërmarrjeve nga neni 13 i këtij ligji, pjesëmarrësit e përqendrimit janë të detyruar ta njoftojnë Autoritetin, kur plotësohen kushtet e përcaktuara.

Gjithashtu neni 12 e përcakton shprehimisht se ndalohen përqendrimet që mund të shtrembërojnë ndjeshëm konkurrencën efektive, veçanërisht nëse përqendrimi i tillë ka si pasojë krijimin ose forcimin e pozitës dominuese, që nënkupton se lëndët e caktuara duhet t’i nënshtrohen paraprakisht vlerësimit nga Autoriteti i Konkurrencës.

Hetimet për marrëveshje kartel mes ArtMotion dhe Kujtesës

Komisioni i Autoritetit të Konkurrencës paralelisht është duke e zhvilluar edhe një procedurë tjetër ndaj dy operatorëve kabllorë, Artmotion dhe Kujtesa, nën dyshimin e bazuar se të njëjtat kanë realizuar “shitberje të fshehtë të aksioneve” dhe “marrëveshje kartel”.

Sipas dokumenteve zyrtare të AKRK-së, të cilat i ka siguruar Buletini Ekonomik, procedura hetimore është hapur më 20 dhjetor 2022, pas një periudhe gjashtëmujore të mbledhjes së provave dhe fakteve nga hetuesit e këtij institucioni.

Nga faktet e mbledhura gjatë periudhës gjashtëmujore të shqyrtimit papraprak, hetuesit e AKRK-së kanë gjetur prova përmes të cilave kanë ngritur dyshimin e bazuar se këta dy operatorë janë duke u paraqitur rrejshëm si konkurrentë në ofrimin e shërbimeve audiovizuele në Kosovë.

“Sekretariati i Autoritetit të Konkurrencës duke vepruar sipas detyrës zyrtare ka kryer shqyrtimin paraprak të hetimit lidhur me dyshimin e arsyeshëm se ndërmarrjet Artmotion Sh.p.k dhe Kujtesa Sh.p.k kanë realizuar shitblerje të aksioneve në tregun përkatës, si dhe Marrëveshje të ndaluar (kartel) apo praktikë të bashkërenduar”, thuhet në dokumentin e AKRK-së që mban titullin “Konkluzion për fillimin e procedurës hetimore”, një kopje të të cilit e ka siguruar Buletini Ekonomik.

Në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, kur një operator ekonomik i blen aksionet e një operatori tjetër, të cilët funksionojnë brenda të njëjtës veprimtari dhe kur të dyja së bashku arrijnë qarkullim vjetor mbi 3 milionë euro, atëherë duhet ta njoftojnë Autoritetin e Konkurrencës për të marrë aprovim paraprak.

Në rastin e operatorëve Artmotion dhe Kujtesa, sipas dokumentit të AKRK-së për nisjen e hetimeve, kjo kërkesë ligjore nuk është përmbushur.

“Autoriteti gjatë shqyrtimit paraprak të hetimit në tregun e telekomunikimeve dhe kabllore në territorin e Republikës së Kosovës, në bazë të informatave preliminare që posedon, ekziston dyshimi i arsyeshëm se: Ndërmarrjet Artmotion Sh.p.k dhe Kujtesa Net Sh.p.k, kanë realizuar blerjen e aksioneve të ndërmarrjeve, të cilat veprojnë në tregun përkatës me aktivitetin primarë telekomunikimet kabllore. Autoriteti konsideron se: Transaksionet/blerjet janë realizuar, pa e dorëzuar njoftimin e detyrueshëm për qëllimin e përqendrimit parashikuar sipas nenit 13 dhe 15 të Ligjit 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës”, thuhet në këtë dokument.

Sipas nenit 13 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, pjesëmarrësit në përqendrim (blerje të aksioneve) duhet t’i kërkojnë paraprakisht Autoritetit të Konkurrencës t’ua lejojë realizimin e përqendrimit të synuar në dy raste.

“Kur pjesëmarrësit në përqendrim kanë mbi 20 milionë euro qarkullim të përbashkët në tregun ndërkombëtar dhe njëri pjesëmarrës në përqendrim ka mbi 1 milion euro qarkullim në tregun e brendshëm ose kur së paku dy pjesëmarrës në përqendrim kanë mbi 3 milionë euro qarkullim në tregun e brendshëm”, saktësohet tutje në ligj.

Në konkluzionin për nisje të hetimeve, AKRK ka përmendur edhe nenin 12 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili ka të bëjë me rrezikun e “keqpërdorimit të pozitës dominuese” në këto raste.

“Autoriteti konsideron se me marrëveshjen për realizimin e bashkimit apo blerjes së aksioneve të ndërmarrjeve, në treg ka një konkurrent më pak, rrjedhimisht zvogëlohet konkurrenca në tregun përkatës, kështu që ndërmarrjet janë të detyruara të paraqesin njoftimin për Përqendrim pranë Autoritetit, për arsye të vlerësimit të ndikimit ekonomik dhe juridik, respektivisht krijimit apo forcimit të Pozitës Dominuese, në tregun përkatës”.

Përveq dyshimit të bazuar për shitblerje të fshehtë të aksioneve dhe paraqitje të rreme si konkurrentë, ArtMotion dhe Kujtesa po hetohen edhe për arritjen e “marrëveshjes kartel”, e cila njihet si praktikë që dëmton konkurrencën.

Një veçori e marrëveshjeve kartel, sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, është kur dy kompani ndajnë tregun dhe burimet e furnizimit, ose kur merren vesh për caktimin e çmimeve të shitblerjes.

“Autoriteti gjatë shqyrtimit paraprak të situatës në tregun përkatës ka vërejtur se palët në procedurë Artmotion Sh.p.k dhe Kujtesa Net Sh.p.k kanë arritur Marrëveshje të ndaluar (kartelet) bazuar në nenin 5 paragrafi 1, nën paragrafët 1.1, 1.2, 1.3, 1.4 dhe 1.5, të Ligjit 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës”, thuhet në Konkluzionin e AKRK për nisje të hetimeve.

Buletini Ekonomik mëson se marrja e vendimit për këtë rast është në fazën finale, pasi deri më tani është administruar pjesa më e madhe e provave nga Autoriteti i Konkurrencës.

JU REKOMANDOJMË

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Elisa Spiropali

Protesta gjithëkombëtare për çlirimtarët e Kosovës, Spiropali: Zemrat kuqezi kundër padrejtësisë
16/09/2026 - 19:52

Ish-ministrja Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata e Hagës. Sipas saj “Gjykata nuk mund ta rishkruajë si projekt kriminal luftën...

Më shumëDetails

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim – Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim – Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi
16/09/2026 - 19:29

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 25 vjet burgim nga një gjykatë në Hagë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,...

Më shumëDetails

Kadrijaj: Aktgjykimi është i padrejtë, Aleanca do t’i japë nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme

Kadrijaj: Aktgjykimi është i padrejtë, Aleanca do t’i japë nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme
16/09/2026 - 19:14

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, e ka cilësuar si politik aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të shpallur sot nga...

Më shumëDetails

Reagon Bekim Jashari: Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Reagon Bekim Jashari: Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës
16/09/2026 - 19:01

Bekim Jashari, djali i heroit të kombit Hamëz Jashari, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Jashari ka publikuar në rrjetin...

Më shumëDetails

Mbi 6 orë nga aktgjykimi, ministrja e Drejtësisë ‘çele guri gojën’ për dënimin e katërshes

Propozimi i Simiçit “në emër të popullit serb”, Gërvalla: Skandaloze, në Kosovë ka vetëm komunitet serb
16/09/2026 - 18:31

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj thirrje protestuesve: Mos shkoni ka Graqanica!

Nasim Haradinaj thirrje protestuesve: Mos shkoni ka Graqanica!
16/09/2026 - 18:21

Në mesin e protestuesëve para Qeverisë, është edhe Nasim Haradinaj. Ai ka bërë thirrje protestuesëve që të mos shkojnë në Graqanicë. ‘’Ka me na inflitru njerëz të cilët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë