Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e Prokurorisë për transportuesit e naftës: “Eurokos Petrol” i Skender Kelmendit i shkaktoi dëm buxhetit të shtetit mbi 469 mijë

20/10/2026 - 19:43
në Kryesore, Lajme
A A
Dosja e Prokurorisë për transportuesit e naftës: “Eurokos Petrol” i Skender Kelmendit i shkaktoi dëm buxhetit të shtetit mbi 469 mijë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta Online Veriu.info kishte raportuar në korrik të këtij viti për arrestimin e një grupi personash të cilët dyshoheshin për një skemë kriminale, ku kompani importuese nga Shqipëria dyshohet se kanë importuar ujë në vend të derivateve të naftës, duke përdorur kompani fiktive dhe kompani aktive në Kosovë për të realizuar skemën dhe për të fshehur gjurmët e transaksioneve.

Njëri nga të arrestuarit kishte qenë edhe pronari i EuroKos Petrol, Skender Kelmendi.

Bazuar në këtë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) sot ka ngritur aktakuzë ndaj tij dhe të akuzuarve Faruk Mazrek, Fariz Mazrek, Korab Visoka, Fatmir Visoka, Nisret Bajraktari, Dashnim Miftari, Adem Morina, Muhamet Mazrek, Naser Morina, Gazmen Quni dhe Sasivar Mazerek, lidhur me dallavere me transportimin e naftës nga Durrësi për Kosovë.

Në aktakuzë thuhet se 12 të akuzuarit kanë vepruar si grup kriminal ku me dashje dhe dijeni prej janarit 2021 e deri në dhjetor 2025, kanë kryer veprime lidhur me transportimin e derivateve të naftës dhe me paraqitjen e dokumenteve të rrejshme për bizneset e tyre e për shitjen-blerjen, duke realizuar transaksione fiktive dhe kanë shmangur tatimin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës Skender Kelmendi thuhet se ka bashkëpunuar me Faruk dhe Fariz Mazrek, duke siguruar/lëshuar fatura të rreme në emër të biznesit “Eurokos -Petrol”  për shitje dhe blerje të derivateve të naftës nga “PO Petrol Pariz”  dhe nga “Seticommerc” nga janari 2021 e deri dhjetor 2025.

Krejt kjo, thuhet se u bë me qëllim që biznesit të tij dhe personave të tjerë t’iu sjellë dobi pasurore të kundërligjshme që burojnë nga blerjet dhe shitje që nuk deklarohen të sakta në librat e tatimeve si të ardhura vjetore të “Eurokos-Petrol”, duke deklaruar kështu si blerje reale fatura fiktive të pranuara nga “PO Petrol Pariz” dhe “Seticommerc” në vlerën prej 1, 744.376.96 euro dhe duke regjistruar dy herë nëntë fatura përmes biznesit “Eurokos Petrol” prej 377,452. 39 euro.

Me këtë rast, dëmi ndaj buxheti të shtetit arrin vlerën e 469 mijë e 460 euro e 36 centë.

Skender Kelmendi i Eurokos Petrol është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftarëve, para një muaji drejtori i kompanisë deklaronte se po ndikojnë uljen e çmimit

JU REKOMANDOJMË

Eurodeputeti austriak kritikon Brnabiqin: Sulm i paprecedentë ndaj misionit vëzhgues të BE-së në Serbi

Eurodeputeti austriak kritikon Brnabiqin: Sulm i paprecedentë ndaj misionit vëzhgues të BE-së në Serbi
20/10/2026 - 20:44

Eurodeputeti Andreas Schieder, kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian që do të monitorojë zgjedhjet e ardhshme në Serbi, deklaroi sot se protestat kundër këtij misioni vëzhgues kanë arritur...

Më shumëDetails

Trepça jep tender gjashtëshifror për makineritë nëntoktësore

Trepça jep tender gjashtëshifror për makineritë nëntoktësore
20/10/2026 - 20:39

Ndërmarrja publike “Trepça” SH.A. ka dhënë kontratë në vlerë prej 138 mijë e 200 euro për furnizimin me motorë dhe pjesë rezervë për makineritë nëntokësore. Sipas dokumentit të...

Më shumëDetails

Parisi gjen pak qetësi pas dhunës në fundjavë

Parisi gjen pak qetësi pas dhunës në fundjavë
20/10/2026 - 20:34

Të paktën 2 mijë e 400 persona janë arrestuar pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë. Gjatë trazirave, protestuesit dogjën automjete, sulmuan ndërtesa publike dhe grabitën biznese në Paris,...

Më shumëDetails

Prokurorët specialë do të mund të hetojnë pa autorizim nga kryeprokurori

Prokurorët specialë do të mund të hetojnë pa autorizim nga kryeprokurori
20/10/2026 - 20:31

Prokurorët specialë në Kosovë do të mund të kërkojnë drejtpërdrejt nga Zyra e Regjistrit numrin për regjistrimin e lëndëve për inicimin e hetimeve sipas detyrës zyrtare, pa pasur...

Më shumëDetails

Edhe në orët e vona, vazhdon përplasja e Policisë shqiptare me protestuesit

Edhe në orët e vona, vazhdon përplasja e Policisë shqiptare me protestuesit
20/10/2026 - 20:25

Përplasja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës ka vazhduar edhe në ditën e tetë. Protestuesit kanë vazhduar të hedhin gurë dhe fishekzjarr në drejtim të policisë,...

Më shumëDetails

Dosja e Prokurorisë për transportuesit e naftës: “Standard Petrol” dhe “Kosovo Olim” të Korab dhe Fatmir Visokës i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit miliona euro

Dosja e Prokurorisë për transportuesit e naftës: “Standard Petrol” dhe “Kosovo Olim” të Korab dhe Fatmir Visokës i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit miliona euro
20/10/2026 - 20:11

Gazeta Online Veriu.info kishte raportuar në korrik të këtij viti për arrestimin e një grupi personash të cilët dyshoheshin për një skemë kriminale, ku kompani importuese nga Shqipëria...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë