Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Eurodeputeti austriak kritikon Brnabiqin: Sulm i paprecedentë ndaj misionit vëzhgues të BE-së në Serbi

20/10/2026 - 20:44
në Lajme
A A
Eurodeputeti austriak kritikon Brnabiqin: Sulm i paprecedentë ndaj misionit vëzhgues të BE-së në Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eurodeputeti Andreas Schieder, kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian që do të monitorojë zgjedhjet e ardhshme në Serbi, deklaroi sot se protestat kundër këtij misioni vëzhgues kanë arritur përmasa të paprecedenta.

Duke reaguar ndaj kundërshtimit të ushtrueses së detyrës së presidentes së Serbisë, Ana Brnabiq, për emërimin e tij në krye të delegacionit, Schieder tha për agjencinë austriake të lajmeve APA, në margjinat e seancës plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, se bëhet fjalë për një “sulm të paparë deri më tani”.

Brnabiq, në një letër drejtuar presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka akuzuar Schiederin dhe anëtarët e tjerë të delegacionit për njëanshmëri politike, shkruan N1.

Në letrën që e ka parë agjencia APA, Brnabiq pretendon se Schieder, gjatë vëzhgimit të zgjedhjeve në Serbi në dhjetor të vitit 2023, “ka shkelur vazhdimisht dhe në mënyrë të dukshme Kodin e Sjelljes për Vëzhguesit Ndërkombëtarë të Zgjedhjeve”.

Schieder, i cili edhe më herët ka kritikuar pushtetin e ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, sot mori mbështetjen e deputetit të Partisë Popullore Austriake (ÖVP), Lukas Mandl.

“Serbia konsideron se mund të zgjedhë vetë se kush do ta kryejë këtë vëzhgim të zgjedhjeve. Austria është një mbështetëse e fuqishme e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Si austriak, Andreas Schieder është zgjedhja ideale për të udhëhequr misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve”, deklaroi ai.

Në letrën e Brnabiqit përmendet edhe eurodeputeti i partisë NEOS, Helmut Brandstätter, i cili gjithashtu ka shprehur disa herë publikisht qëndrime kundër pushtetit të Aleksandar Vuçiqit dhe është anëtar i delegacionit.

Brnabiq ka vënë në pikëpyetje se si Brandstätter “mund t’i qaset procesit zgjedhor në mënyrë të paanshme dhe t’i bazojë vlerësimet e tij në fakte të verifikuara”, raportoi transmetuesi publik austriak ORF.

JU REKOMANDOJMË

Dosja e Prokurorisë për transportuesit e naftës: “Veda Petrol 2” e Dashnim Miftarit i shkaktoi dëm buxhetit të shtetit mbi 1 milionë e 376 mijë euro

Dosja e Prokurorisë për transportuesit e naftës: “Veda Petrol 2” e Dashnim Miftarit i shkaktoi dëm buxhetit të shtetit mbi 1 milionë e 376 mijë euro
20/10/2026 - 21:38

Gazeta Online Veriu.info kishte raportuar në korrik të këtij viti për arrestimin e një grupi personash të cilët dyshoheshin për një skemë kriminale, ku kompani importuese nga Shqipëria...

Më shumëDetails

Krasniqi: 200 mijë qytetarë jashtë vendit, kjo është qeverisja më e dobët ndonjëherë

Rrezarta Krasniqi kishte të drejt në ankesën për vota, pas rinumërimit Xhafer Tahiri i dolën 88 më pak, edhe Bashkim Gashi i humbi 55
20/10/2026 - 21:16

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Rrezarta Krasniqi, ka krikuar qeverisjen e VV-së duke thënë se rinia po ikën, ekonomia po zbrazwt kurse propaganda po lulëzon,...

Më shumëDetails

Pesë ditë para zgjedhjeve në Serbi – Vuçiq thotë se është duke humbur

Pesë ditë para zgjedhjeve në Serbi – Vuçiq thotë se është duke humbur
20/10/2026 - 21:08

Lista e Studentëve në Serbi prin ndaj listës “Serbia e Bashkuar” të presidentit Aleksandar Vuçiq, sipas një sondazhi të publikuar nga portali hulumtues “Nova srpska politička misao” (NSPM),...

Më shumëDetails

Ambasadori Malaj viziton kolegun e tij në QKUK, ka dy fjalë për mantelbardhët

Ambasadori Malaj viziton kolegun e tij në QKUK, ka dy fjalë për mantelbardhët
20/10/2026 - 20:52

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka vizituar sot Klinikën e Kirurgjisë Plastike në QKUK, për të vizituar kolegun nga ambasada shqiptare. Me këtë rast, Malaj shprehu...

Më shumëDetails

Policia e Shqipërisë thirrje protestuesve para Kryeministrisë: Nëse nuk lëvizni, do të veprojmë

Policia e Shqipërisë thirrje protestuesve para Kryeministrisë: Nëse nuk lëvizni, do të veprojmë
20/10/2026 - 20:49

Policia e Shqipërisë u ka bërë thirrje protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë që të largohen nga zona, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërhyjë. “Nëse nuk...

Më shumëDetails

Trepça jep tender gjashtëshifror për makineritë nëntoktësore

Trepça jep tender gjashtëshifror për makineritë nëntoktësore
20/10/2026 - 20:39

Ndërmarrja publike “Trepça” SH.A. ka dhënë kontratë në vlerë prej 138 mijë e 200 euro për furnizimin me motorë dhe pjesë rezervë për makineritë nëntokësore. Sipas dokumentit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë