Gazeta Online Veriu.info kishte raportuar në korrik të këtij viti për arrestimin e një grupi personash të cilët dyshoheshin për një skemë kriminale, ku kompani importuese nga Shqipëria dyshohet se kanë importuar ujë në vend të derivateve të naftës, duke përdorur kompani fiktive dhe kompani aktive në Kosovë për të realizuar skemën dhe për të fshehur gjurmët e transaksioneve.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dje ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave: Faruk Mazrek, Fariz Mazrek, Korab Visoka, Fatmir Visoka, Dashnim Miftari, Nisret Bajraktari, Skender Kelmendi, Adem Morina, Muhamet Mazrek, Naser Morina, Gazmen Quni dhe Sasivar Mazerek, lidhur me dallavere me transportimin e naftës nga Durrësi për Kosovë.
Gazeta Online Veriu.info ka siguruar aktakuzën e plotë lidhur me këtë rast.
Sipas dosjes së Prokurorisë i pandehuri Gazmen Quni, saldues, në bashkëpunim me të pandehurit Faruk dhe Muhamet Mazrek gjatë periudhës kohore janar 2021 – dhjetor 2025, me dijeni ka kryer modifikimin e mjeteve transportuese duke ndërhyrë në pjesën e brendshme të autobotëve dhe ka krijuar hapësirë deri në 90% të dhomave, mjetet që përdoreshin për transportimin e derivateve të naftës në Kosovë e me qëllim që në vijën kufitare të Kosovës mjetet transportuese e kalojnë duke shmangur kontrollin doganor pasi që dhomat e autoboteve, dhoma ndarëse me derivat të naftës ka qenë e ndarë nga dhomat tjera të mbushuara me ujë.
Ndërhyrjet në ekspertizat profesionale për 7 autobota dhe autobota pa tabela, përfshijnë hapje në muret ndarëse, mbyllje të portave origjinale, bllokim ose eliminim të daljeve, ndryshim të tubacioneve dhe kolektorëve, si dhe lidhje të realizuara përmes saldimit dhe se cilësia e saldimeve dhe mbylljeve të realizuara pas fabrikimit që ndikojnë në integritetin mekanik dhe dhe hermiticitetin e autoboteve si edhe në sigurinë funksionale të autobotës dhe me rrezik për sigurinë e transportit rrugor.
Sipas aktakuzës saldimet ishin kryer për qëllime të bashkëpunimit kriminal dhe me qëllim të përfitimit material për vete dhe për Faruk Mazrek dhe Muhamet Mazrek.

















