Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja për dhunimin e 15-vjeçares në Kllokot: Taksisti, baba i dy fëmijëve ia gjeti një punë dhe më pas e çoi në motel

27/10/2022 - 08:18
në Kryesore, Lajme
A A
Dosja për dhunimin e 15-vjeçares në Kllokot: Taksisti, baba i dy fëmijëve ia gjeti një punë dhe më pas e çoi në motel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

U raportua para disa ditësh për një rast të dhunimit që dyshohet se ka ndodhur në Kllokot, ku viktimë është një e mitur, e cila dyshohet se është keqtrajtuar së paku dy herë nga një 38-vjeçar.

Arben Ahmeti, i dyshuar për këtë rast u arrestua pas denoncimit të vëllait të viktimës që rezultoi me ndalimin e tij. Tashmë ai ndodhet nën masën e paraburgimit, pas kërkesës së Prokurorisë që u aprovua nga Gjykata.

I dyshuari për këtë rast, i cili punon si taksist, është i martuar dhe ka fëmijë, po dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, gjatë muajit qershor, të vitit të kaluar.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, të siguruar nga Gazeta Sinjali, i dyshuari Arben Ahmeti, në motelin ”Malibu” e ka detyruar të miturën, e moshës 15-vjeçare për të kryer akte seksuale pa pëlqimin e saj.

Por çka i parapriu rastit dhe si përfundoi e mitura në duart e të dyshuarit?

Në dosjen e Prokurorit të Shtetit thuhet se fillimisht viktima i kishte kërkuar të dyshuarit t’ia gjejë në punë, kërkesë kjo të cilën ai e shfrytëzoi për ta keqtrajtuar seksualisht vajzën më vonë, ndonëse ka qenë në dijeni se ajo është nën moshën 16-vjeç.

“…e mitura nuk ka mundur të gjykoj e të vlerësoj pasojat e një marrëdhënie të tillë e që nënkuptojnë kryerjen e marrëdhënieve seksuale, në atë mënyrë që pasi i pandehuri dhe e dëmtuara njihen mes veti, e dëmtuara kërkon nga i pandehuri t’i gjej punë (për të pastruar ndonjë shtëpi), me ç’rast edhe e dërgon të dëmtuarën në një shtëpi në Viti për të pastruar, në atë shtëpi kishte qëndruar edhe vet i pandehuri i cili fillimisht e kishte puthur, e më pastaj të njëjtën e merr kinse për ta dërguar në shtëpinë e saj, me të arritur tek Moteli ,,Malibu”, të njëjtën e bind për të shkuar në Motelin e lartë cekur, me ç’rast aty kryejnë marrëdhënie seksuale, edhe pse e ka ditur se e dëmtuara është nën moshën 16 vjet.”, thuhet në kërkesë.

Kërkesën për paraburgim Prokuroria e ka arsyetuar me provat e siguruara, deklaratat e palëve të përfshira, të disa dëshmitarëve, si dhe mesazhet që ka shkëmbyer viktima dhe i dyshuari gjatë kohës sa kanë komunikuar me njëri-tjetrin.

Në arsyetimin e Prokurorit të Shtetit po ashtu thuhet se “nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti do të asgjësoj, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprës penale, nga se rrethanat e posaçme tregojnë se nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti do të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në tani të dëmtuarën e mitur, dhe në dëshmitarin, për ti ndryshuar deklaratat e tyre, dhe në këtë mënyrë do të pengohet rrjedha normale për vërtetimin e drejtë të gjendjes faktike në këtë çështje penale-juridike.”

Kujtojmë se ky rast tronditës u zbulua nga vëllai i viktimës, i cili u detyrua të njoftojë Policinë se motra e tij dyshohet se është keqtrajtuar seksualisht.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë