Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti, në lidhje me draftin e Asociacionit.
Haxhiu në një prononcim për Gazeta Blic, tha se Kurti dhe atyre që kanë besuar në të, vetëm mundem me ia bë ‘përhajr’ Zajednicën.
“Kurti dhe atyre që kanë besuar në të, vetëm mundem me ia bë përhajr Zajednicën dhe kapitullimin e Kurtit në dialog”, thotë Haxhiu.
Po ashtu, sipas tij “ky është Drafti i parë i Zajednicës që jepë autonomi substanciale, të avancuar me kompetenca ekzekutive për serbët“.
Tutje Haxhiu thotë se, drafti i prezantuar nga Kurti bashkë me marrëveshjen e Ohrit për herë të parë krijon autonomi për serbët, duke tejkaluar marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.
Kujtojmë se, kryeministri Kurti për draft-statutin e pesëshes, ka deklaruar se, i njëjti është më i avancuar se se në vitin 2013 dhe 2015.
Tutje ai ka thënë se, ka dërguar vërejtjet dhe komentet për kritikat që ka pasur rreth draftit.
”Është e qartë se ai draft statut është pakrahasismisht më i avancuar se siç kanë qenë në 2013 e 2015. Këtu janë çështjet e përmbajtjes, por unë do të thosha që kryesorja është se ky draft statut fillon me atë se në çfarë shteti ndodh kjo gjë. Pra, së pari kemi një pranim të thelbit dhe të kornizës e që është shteti demokratik, Republika e Pavarur e Kosovës dhe në anën tjetër, megjithatë, unë kam dërguar vërejtjet, komentet, kritikat e mia për këtë draft me datën 24 tetor, me qenë se natyrisht nuk është një draft i cili do të shkruhej prej meje saktësisht asisoj”, deklaroi kryeministri Kurti.












