Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Drafti në Kushtetuese”, Mustafa: Ndoshta Vuçiq është tallur me Bislimin, ai tani tallet me vetveten dhe opinionin

15/12/2023 - 20:52
në Kryesore, Lajme
A A
Mustafa i kërkon Qeverisë gatishmëri për dialog alarmon se Serbia mund ta përdorë skenarin e Hamasit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i Ekipit Negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se përgjatë negociatave në Bruksel i është thënë se në vitin 2015 ka qenë Serbia ajo që ka kërkuar verifikimin e Draftit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese dhe jo kryeministri i asaj kohe Isa Mustafa. Numri dy i Qeverisë së Kosovës ka akuzuar ish-kryeministrin Isa Mustafa se ka “manipuluar”.

Lidhur me këtë çështje ish-kreu i LDK-së i ka reaguar Bislimit përmes profilit të tij zyrtar në “facebook” duket i quajtur “të pavërteta të kulluara” deklarimet rreth Draftit dhe Kushtetueses.

Për këtë çështje ish-kreu i ekzekutivit ka folur edhe në një intervistë të shkurtër për Gazetën Express, duke thënë se nëse ndiqet kjo “logjikë” e Bislimit, atëherë do të duhej të thuhej se edhe Statutin e ri të Asociacionit ua ka diktuar presidenti serb, Aleksander Vucic, meqë në preambulë parashihet që të trajtohet nga Gjykata Kushtetuese.

“Sipas kësaj me “logjikën” e Bislimit do duhej konkluduar se edhe Statutin e Asociacionit (2023) ua paska diktuar Vuçiqi, pasi edhe aty parashihet që ta trajtojë Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Mustafa.

Tutje ish-kreu i LDK-së ka thënë se mbase presidenti serb është tallur me Bislimit dhe tashmë numri dy i Qeverisë së Kosovës po tallet me vetveten dhe opinionin kosovar.

Mustafa ka thënë se kur e ka propozuar klauzolën e Gjykatës Kushtetuese, Vuçiq e ka kundërshtuar duke thënë se “s’e njeh shtetin e Kosovës dhe Kushtetutën e Kosovës”, megjithatë thotë se në fund është pajtuar pas insistimit të Kosovës.

“Ndoshta Vuçiq është tallë me te në Bruksel, dhe Besniku tani tallet me vetveten dhe me opinionin. Kur unë e kam propozuar klauzolën e Gjykatës Kushtetuese, Vuçiq e ka kundërshtuar duke u arsyetuar se nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe Kushtetutën e Kosovës. Me insistimin tonë se Asociacioni s’mund të themelohet dhe të funksionojë, nëse kontestohet kushtetutshmëria e tij, prandaj edhe dialogu bëhet i pa përmbajtje, në fund është pajtuar”, ka thënë Isa Mustafa për Gazetën Express.

Në fund Mustafa ka thënë se deklarata e Bislimit se Vuçiq “nuk iu beson politikanëve të Kosovës” por se i beson Kushtetutës së Kosovës do të kishte vlerë nëse do të ishte e vërtetë.

Mustafa thotë se është e rëndësishme që Serbia t’i besojë Kushtetutës dhe shtetit të Kosovës dhe që serbët ta pranojnë Kosovën si shtetin e tyre, por thotë se këtu qëndron problemi, prandaj sipas Mustafaës “Bislimi dhe bislimat po dalin me hundë të gjatë”

“Për mua edhe bindja e Bislimit se Vuçiq nuk u beson politikanëve të Kosovës por po i “besojka” Kushtetutës së Kosovës do të ishte me vlerë nëse do të ishte e vërtetë. Me rëndësi është që Serbia t’i besojë Kushtetutës dhe shtetit të Kosovës dhe serbet e Kosovës ta pranojnë Kosovën edhe si shtetin e tyre. Por problemi është këtu, prandaj Bislimi dhe bislimat po na dalin me hundë të gjatë!”, ka përfunduar ish-kryeministri Isa Mustafa për Gazetën Express.

Bislimi në një intervistë për televizionin publik të Kosovës ka folur për Asociacionin dhe Draftin e vitit 2015, duke thënë se Vuçiq s’iu kishte besuar atë kohë politikanëve të Kosovës dhe se ishte pajtuar që Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ta thotë fjalën e fundit për Draftin.

“Kërkesa që draft-dokumenti i 2015-ës të shkojë në Kushtetuese nuk ka qenë kërkesë e delegacionit kosovar, ka qenë kërkesë e delegacionit të Serbisë. Sepse ata kanë thënë ‘nuk iu besojmë politikanëve të Kosovës, por në atë moment kur Gjykata Kushtetuese thotë që është në rregull, ju duhet ta bëni gjithsesi’. Është manipulim i opinionit kur Isa Mustafa thotë që ‘unë e kam kërkuar nenin për ta dërguar në Kushtetuese’ për arsye se në Bruksel, në negociata, më është thënë që këtë e ka kërkuar Serbia. Ju mund ta pyesni Bashkimin Europian. Është shumë interesante dhe shumë e pakuptueshme”, ka deklaruar Bislimi./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë