Po rritet me thirrjen e njëjtë.
Edhe këtë të premte, njësoj si tash e sa vjet Arsa Dehari prapa vetes ka qindra persona që bashkë me të po kërkojnë drejtësi për rastin e Astrit Deharit.
Por drejtësia është peng në duart e Prokurorisë sipas babait të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.
E këto vërejtje për sistemin e drejtësisë po i thonë nga objekti i Prokurorisë Speciale, aty ku edhe u pozicionuan protestuesit.
Këtu nuk mungoi as avokati Tomë Gashi i cili jo për herë të parë po ngre zërin për atë që po e quan neglizhim të institucioneve.
Pjesë e protestës ishin edhe shokët e Deharit të cilët kujtuan ish-aktivistin
Në fund, protestuesit në dyer të Prokurorisë vendosen pankartat me mbishkrime “Prokurori mos të fle”,e ”7 vjet për Astritin janë shumë””.













