Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drejtoresha e shkollës së Kçiqit ua dha veturën personale nxënësve të mitur, shkaktojnë aksident – Ajo po hetohet për deklarim të rrejshëm

16/08/2023 - 19:01
në Lajme
A A
Drejtoresha e shkollës së Kçiqit ua dha veturën personale nxënësve të mitur, shkaktojnë aksident – Ajo po hetohet për deklarim të rrejshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një rast i pazakontë ka ndodhur në fshatin Kçiq të Madh të Mitrovicës.

Më 30 qershor të këtij viti, drejtoresha e shkollës fillore të mesme të ulët  “Bislim Imeri”, Ardita Brahimi-Idrizi, dyshohet se me vetëdëshirë ua kishte dhënë në shfrytëzim veturën e saj personale dy nxënësve të mitur.

Nxënësit e mitur me veturën e drejtoreshës kishin shkuar për të blerë disa gjësende.

gjësende.

Gjatë kthimit për në shkollë, nxënësit kishin shkaktuar aksident në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë.

Aksidentin për  KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, aksidenti është shkaktuar nga vetura të cilën e drejtonte një i mitur.

“Aksidenti ka kaluar pa lëndime por vetëm me dëmë materiale” – ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksidenti është shkaktuar nga vetura, drejtuesit i të cilit ka qenë i mitur. Ndaj drejtuesit është shqiptuar gjobë për mosposedim të patentë shoferit. Ndërsa lënda ka vazhduar në gjykatë”- tha ai.

Dyshohet se me të marrë informatën për aksident, drejtoresha e shkollës kishte raportuar rastin si vjedhje e veturës.

Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se pas ballafaqimit me deklaratat e nxënësve, drejtoresha e kishte pranuar se veturën ua kishte dhënë me vetëdëshirë nxënësve.

Prokuroria e Mitrovicës ka konfirmuar për KALLXO.com se drejtoresha Ardita Brahimi-Idrizi është duke u hetuar për deklarim të rrejshëm.

“Në lidhje me rastin, njoftoheni se dyshohet që ka të bëjë me një aksident trafiku ku është përfshirë vetura e drejtoreshës së shkollës në fshatin Kçiq i Madh – Mitrovicë, prokurori kujdestar e ka autorizuar policinë që të hetojë këtë rast, në drejtim të veprës penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rrejshëm” , sepse nga informatat e siguruara dyshohet që drejtoresha e shkollës ua ka ofruar automjetin me dëshirë, e më pas dyshohet se pasi që ka ndodhur aksidenti, të njëjtin automjet e ka raportuar si të vjedhur. Ky rast është duke u hetuar në bashkëpunim me policinë”- kanë thënë nga Prokuroria.

KALLXO.com më 5 korrik 2023 ka vizituar shkollën në Kçiq të Madh dhe ka kërkuar takim me drejtoreshën e shkollës.

Punonjës të shkollës i kishin thënë ekipit të KALLXO.com se drejtoresha nuk ishte aktualisht në shkollë.

Por, burime të KALLXO.com kanë treguar se drejtoresha ishte brenda objektit. Përkundër disa orë pritjeje, drejtoresha nuk kishte dalë nga objekti i shkollës.

Drejtoresha Ardita Brahimi-Idrizi kishte kontaktuar ekipin e KALLXO.com, duke i kërkuar që të dërgojnë email për arsyen e takimit, orën dhe vendin. Ajo ishte shprehur e gatshme për takim.

KALLXO.com i ka dërguar më 5 korrik 2023 email drejtoreshës duke i treguar arsyen e takimit dhe gatishmërinë për takim kurdo që ajo është e lirë.

Por Brahimi-Idrizi nuk ishte përgjigjur.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë