Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drejtoresha punësoi djalin e dajës dhe gruan e tij në spital, Antikorrupsioni gjen konflikt interesi te njëri rast

02/11/2023 - 18:07
në Kryesore, Lajme
A A
Drejtoresha punësoi djalin e dajës dhe gruan e tij në spital, Antikorrupsioni gjen konflikt interesi te njëri rast
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prishtinë – Drejtoresha e Spitalit “Dr. Sali Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Luljeta Zhubi kishte punësuar djalin e dajës si depoist në spital dhe gruan e tij si infermiere.

Për punësimin e parë, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka gjetur se drejtoresha është në konflikt të interesit.

Sipas vendimit të APK-së të siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se agjencia ka kërkuar nga Spitali Rajonal në Mitrovicë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës që të shfuqizohet apo të anulohet akti i nxjerrë për rrethana të konfliktit të interesit dhe pastaj të njoftojë agjencinë për vendimin final në lidhje me rastin.

Vitin e kaluar, K.J., ishte pranuar në pozitën depoistit në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” anipse ky spital udhëhiqej nga familjarja e tij, Luljeta Zhubi, kështu duke e kundërshtuar nenin 17, paragrafi 1 të Ligjit për Parandalim të Konfliktit të Interesit.

“Lidhur me konstatimin për shkelje si në pikën I. të dispozitivit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit do të inicoj procedurën kundërvajtëse në gjykatën kompetente ndaj zyrtarës së lartë znj.Luljeta Zhubi”, thuhet në vendimin e APK-së i marrë më 24 tetor 2023.

Tutje, në vendimin e APK-së gjithashtu bëhet e ditur se në gusht të vitit të kaluar në pozitën infermiere e përgjithshme me shkollim “Bachelor”, në spitalin e Mitrovicës është pranuar A.M e cila është gruaja e K.J., djalit të dajës së drejtoreshës së spitalit, por sipas agjencisë në këtë rast nuk përbën konflikt interesi pasi që lidhja familjare e drejtoreshën Zhubi, dhe A.M është e largët.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë