Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dronë e automjete të blinduara – prej cilave shtete ka blerë armatim Kosova gjatë viteve të fundit?

29/09/2025 - 19:02
në Lajme
A A
Dronë e automjete të blinduara – prej cilave shtete ka blerë armatim Kosova gjatë viteve të fundit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Forca e Sigurisë së Kosovës, aktualisht, është në proces të transformimit në ushtri.

Ky proces filloi në vitin 2018, pas miratimit të ndryshimeve ligjore, dhe pritet të zgjasë dhjetë vjet.

Kosova, me një popullsi prej 1.5 milion banorësh, pritet të ketë më shumë se 7.500 ushtarë aktivë dhe rezervistë, si dhe një forcë policore prej rreth 9.000 pjesëtarësh.

Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur transformimin e FSK-së në ushtri që nga fillimi, por jo edhe NATO-ja, e cila këmbëngul që FSK-ja t’u përmbahet detyrave të saj origjinale, siç janë reagimi ndaj krizave ose mbrojtja civile.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës konfirmon për Radion Evropa e Lirë se “të gjitha armët që Kosova ka blerë në katër vjetët e fundit, janë në përputhje me standardet e NATO-s. Ato janë kryesisht armë të blera nga Shtetet e Bashkuara, Turqia, Gjermania dhe vende të tjera”.

Zëdhënësja Liridona Gashi nuk zbulon se sa është shpenzuar këtë vit për armatim, por thekson se kjo qeveri ka investuar “shumëfish më shumë” se të kaluarat.

Në shtator, FSK-ja ka pranuar dronë të blerë nga Shtetet e Bashkuara – modeli RQ-20 Puma LE.

Në gusht, FSK-ja është pajisur edhe me automjete të blinduara, të blera nga Shtetet e Bashkuara.

Vitin e kaluar, ajo ka paraqitur kërkesë për të blerë edhe 200 raketa antitank, Javelin, dhe tani është në proces të pagesës.

Kosova ka blerë edhe një flotë të dronëve turq, Bayraktar, në vitin 2023.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Kosova ka blerë dronë Bayraktar në vitin 2023.

Në vitin 2018, nga SHBA-ja në Kosovë kanë arritur edhe automjete ushtarake të tipit Humvee. Qeveria e Kosovës, atëkohë, ka nënshkruar një kontratë me kompaninë amerikane AM General për blerjen e 51 automjeteve të këtij lloji.

Dy vjet më vonë, Kosova ka blerë edhe automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja, ndërsa në vitin 2021, Qeveria amerikane i ka dhuruar Kosovës 55 automjete ASV (Automjete të Blinduara Sigurie).

Viteve të fundit, Qeveria e Kosovës e ka rritur buxhetin për sektorin e mbrojtjes – këtë vit ka arritur në 207.8 milionë euro.

FSK-ja stërvitet vazhdimisht në bazat amerikane dhe evropiane, dhe gjithashtu merr pjesë në ushtrime shumëkombëshe si “Defender Europe”.

Në fund të vitit të kaluar, Kosova ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Turqinë për të ndërtuar fabrikën e saj të parë të municioneve.

Gashi, nga Ministria e Mbrojtjes, thotë se pritjet janë që ajo të funksionalizohet “brenda dy vjetësh”. Ndërsa, për bashkëpunimin ushtarak të shpallur në mars mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, thotë se aktualisht “është duke u përpiluar plani i përbashkët i aktiviteteve”.

Megjithatë, rruga e Kosovës drejt NATO-s është ende e gjatë, meqë katër vende të aleancës nuk e njohin shtetësinë e saj.

Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu, sugjeron krijimin e kapaciteteve të përbashkëta ushtarake.

“E vetmja mënyrë për t’i bërë ballë këtij lloj agresioni politik të Serbisë në bashkëpunim me Kinën dhe Rusinë, është t’i ndërtojmë tri elemente të rëndësishme: një deterrancë ushtarake të vendeve të NATO-s në rajonin e Ballkanit, një deterrancë politike për një analizë të përbashkët të çështjeve të sigurisë dhe një deterrancë ekonomike. Këto janë të lidhura me njëra-tjetrën”.

Duke iu referuar përvojës së vendeve baltike, Mediu e vlerëson nismën e Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë për bashkëpunim në mbrojtje, me shpresën që ajo të ngrihet në një nivel më të avancuar.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, e cila ishte nikoqire e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, njoftoi se në shtator të vitit 2025, udhëzuesi, i cili është në fazat e fundit të zhvillimit, do t’u paraqitet ministrive të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë për miratim.

Deklarata e nënshkruar nga ministri i Mbrojtjes në detyrë i Kosovës, Ejup Maqedonci, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, përcaktoi katër pika bashkëpunimi:

Promovimi i aftësive mbrojtëse dhe bashkëpunimit në industritë përkatëse;

Rritja e ndërveprimit përmes arsimit, trajnimit dhe ushtrimeve ushtarake;

Reagimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë;

Mbështetja e plotë për integrimin euroatlantik.

Blerja e kapaciteteve mbrojtëse është detyrimi i parë nga deklarata. Sipas Maqedoncit, qëllimi është të bëhet një porosi e vetme, në vend të tri porosive të ndara nga secili vend.

“Për shembull, për një sistem [armësh], për të cilin jemi të interesuar të tria shtetet që ta blejmë nga SHBA-ja, ta bëjmë porosinë si një blerje, duke shfrytëzuar legjislaturën e secilit vend, por që sasia dhe koha e liferimit të determinohet si e përbashkët, sepse prej SHBA-së kur blen më shumë, kushton më lirë dhe vjen më shpejt”, ka deklaruar Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes në Kosovë./REl

JU REKOMANDOJMË

Çmimi i naftës bie ndërsa SHBA-të dhe Irani ndërpresin sulmet

Shoqata e Naftëtarëve sot diskuton për çmimet e derivateve
27/07/2026 - 22:20

Çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm me shpresën se një ndërprerje e sulmeve midis SHBA-së dhe Iranit mund të ndihmojë në uljen e tensioneve në konflikt, ka raportuar...

Më shumëDetails

Deliu: Sulmet online ndaj grave janë sistematike, asnjëherë nuk u atakuan zyrtaret e VV-së

“I mori 2500 euro pa shkuar në Komision”, Blerta Deliu padit Albulena Haxhiun për shpifje
27/07/2026 - 22:15

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka komentuar rastin e profilit të rremë me emrin “Lule Gjeli”, që është bërë temë kryesore ditëve të...

Më shumëDetails

Haradinaj pas takimit me ministrin francez Haddad: Shpalosëm ofertën tonë për krijimin e institucioneve

Haradinaj pas takimit me ministrin francez Haddad: Shpalosëm ofertën tonë për krijimin e institucioneve
27/07/2026 - 22:06

Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njofton se në takim me Ministrin e Deleguar për Çështje Evropiane të Francës, Benjamin Haddad, bashkë me kolegët deputetë nga Aleanca, biseduan për...

Më shumëDetails

Rasti “Lule Gjeli”, Buzhala: Gent Prokshi është parë duke hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit

Rasti “Lule Gjeli”, Buzhala: Gent Prokshi është parë duke hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit
27/07/2026 - 21:50

Gazetari Berat Buzhala ka folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova për pretendimet rreth një profili të rremë në rrjetet sociale me emrin “Lule Gjeli”, duke përmendur emrin...

Më shumëDetails

Gjini: Gjashtë pikat e Aleancës janë të panegociueshme

Gjini: Gjashtë pikat e Aleancës janë të panegociueshme
27/07/2026 - 21:26

Pas mbajtjes së mbledhjes konstituive të Kryesisë së re të Aleancës, kryetari i saj, Ardian Gjini ka bërë të ditur se janë miratuar agjenda vjetore e punës dhe...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami para mbajtjes së Kuvendit të partisë: LDK-ja duhet të ndryshojë që të ringritet, të enjten duhet guxim

Bajrami: Në dhjetor nuk patëm rrymë deri në 12 orë sepse Qeveria e ka shitur atë jashtë vendit
27/07/2026 - 20:42

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë thirrje për ndryshim në parti para mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, i thirrur nga kryetari Lumir...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • 10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Meteo Kosova: RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm elektrik, reshje rrëke dhe përmbytje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Diploma ‘false’ e dekanit Puka: Largohet nga rasti prokurori Krasniqi, lënda i kalohet prokurorit Mehmeti

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Princ i Arabisë Saudite gjendet i vdekur në një hotel në Londër pas mbidozës me alkool dhe drogë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë