Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza iu është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, se kinse ka mbajtur takime me Listën Serbe në një restaurant në Milloshevë.
Hamza njoftoi se gjatë ditës së sotme u takua me kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe kryetarin e Skenderajt, Fadil Nurën.
Ai potencoi se gjatë kësaj dreke as nuk ka parë, as nuk ka biseduar me asnjë anëtar apo deputet të Listës serbe.
“Sa i perket gënjeshtrave dhe shpifjeve të deputetit të Vetëvendosjes, Halil Thaçi, do të ballafaqohemi së shpejti në gjykatë”, shkroi Hazma, përcjell “Veriu.info”.
Postimi i plotë
Gjatë ditës së sotme, me ftesë të kryetarit të Vushtrrisë, z. Idrizi, unë dhe Z. Fadil Nura kemi zhvilluar nje drekë pune për të diskutuar për zhvillimet në ndërmarrjen e përbashkët komunale “Uniteti”. Gjatë kësaj dreke, unë as nuk kam parë, as nuk kam biseduar me asnjë anëtar apo deputet të Listës serbe.
Sa i perket gënjeshtrave dhe shpifjeve të deputetit të Vetëvendosjes, Halil Thaçi, do të ballafaqohemi së shpejti në gjykatë!












