Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E dhimbshme: Mbi 1200 punëtorë të Trepçës hyjnë në grevë, nuk i morën pagat e qershorit

12/07/2023 - 15:03
në Lajme
A A
E dhimbshme: Mbi 1200 punëtorë të Trepçës hyjnë në grevë, nuk i morën pagat e qershorit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mos ekzekutimi i pagave i ka detyruar sot minatorët e Trepçës të hynë në grevë.

Mbi 1 mijë e 200 punëtorë të kësaj ndërmarrje kanë mbetur pa paga.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online kryesindikalisti i Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

“Pagat nuk ju kanë dalë rreth 1 mijë e 250 punëtorëve sepse Trepça është ndërmarrje e madhe ku përfshihen edhe shumë njësi tjera”.

Jonuzi tha se nëse nuk ekzekutohen pagat punëtorët e Trepçës do të hynë në grevë të përgjithshme.

Ai thotë se e drejta e punëtoreve për t’u paguar është e pamohueshme.

“Plani i punëtorëve është që në ditët në vazhdim nëse përkeqësohet situata me u marr edhe veprime të tjera radikale edhe futja e punëtorëve në grevë të përgjithshme. Punëtorët pagesën e dëshirojnë patjetër. Ky nuk është organizim i sindikatës por sindikata i përkrah punëtorët se e drejta e tyre për pagë është e pa mohueshme”, u shpreh Jonuzi.

Jonuzi: Trepça ka mungesë të investimeve kapitale, kjo tregon se nuk jemi në planin e Qeverisë

Kreu i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi tha për Front Online tha se pushteti aktual asnjëherë nuk ka bashkëpunuar me Trepçën.

Jonuzi thotë se mungesa e investimeve kapitale tregon që kjo ndërmarrje nuk është në planin e Qeverisë.

“Ne asnjëherë nuk kemi marr përgjigje nga Qeveria. Kanë premtuar një investim 20 milionësh, por për ne është shumë e paqartë se çfarë ka ndodh me të shumë vonesa të gjata që ndoshta tash kishë qenë që ato mjete e investime me ardh tash, janë grumbulluar të gjitha problemet dhe janë bërë të mëdha. Vet fakti që ka mungesë të investimeve kapitale në Trepçë e shohim që kjo ndërmarrje nuk është as në planin e Qeverisë”, theksoi Jonuzi për Front Online.

Kushtet e rënda të punës, mungesa e prodhimit dhe fuqisë punëtorë, mjetet e vjetra, janë disa nga pakënaqësitë që po përballën punëtorët e Minierës së Trepçës, thotë Jonuzi.

“Mos realizimi i pagës, vlerësimi në menaxhimin e ndërmarrjes, lëvizjet e shumta që kanë bërë tërheqja e punëtorëve në njësitë punuese nga niveli i prodhimit në njësitë e tjera ka ndodhë që më u t’kurr numëri i punëtorëve edhe kjo ka bërë që tani po përballemi edhe në mungesë të prodhimit dhe fuqisë punëtore sepse ata punëtorët që punojnë në prodhim kanë dhënë maksimumin”.

“Njëra ndër arsyet kryesore është mos investimi, kushtet e rënda të punës , mjetet e stërvjetruara të cilat po shkaktojnë shumë probleme dhe vonesa në realizim e prodhimit, por kryesorja është që këta kanë dështuar në menaxhim”, u shpreh Jonuzi për Front Online.

Kompleksi metalurgjik Trepça, deri në vitet ’90 kur është përkeqësuar situata politike, është llogaritur si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në territorin e Jugosllavisë së atëhershme.

Me rreth 20.000 punëtorë, ai është cilësuar si shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës dhe ish-Jugosllavisë.

Sipas të dhënave të institucioneve të Kosovës, nga viti 1945 deri në periudhën para vitit 1990, nga minierat e Trepçës janë nxjerrë rreth 600 mijë tonë xehe në vit.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë