Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“E frikshme, e rrezikshme”/ Gjini: VV po luan me ndjenjat e njerëzve – Kurti s’mund të kërkojë njohje, e sheh Kosovën të përkohshme

21/12/2024 - 18:27
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Komunës së Gjakovë, Ardian Gjini, njëherësh nënkryetar i AAK-së, është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.Ai në një intervistë me Astrit Gashin në Blic Interview, ka folur për tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, ku prezantoi kandidatët për deputetë e ku u paraqit vetëm me flamurin kombëtar e jo simbolet shtetërore të Kosovës.

Gjini thotë se kjo është e frikshme dhe e rrezikshme, derisa vlerëson se po instalohet një mendësi thuajse shqiptarët e Kosovës nuk e duan Kosovën, nuk e duan shtetin e Kosovës.“Ne jemi një brez i gjeneratave të shumicës në Kosovës që jemi shqiptarë etnikë, për dekada jemi rritur me flamur kombëtar dhe ndjenjat për të janë të larta, por shfrytëzimi i tyre është gabim serioz, është brutal shfrytëzimi i tyre dhe është mohim i pavarësisë së Kosovës, që për mua është i frikshëm, i rrezikshëm. Po instalohet një mendësi thuajse shqiptarët e Kosovës nuk e duan Kosovën, nuk e duan shtetin e Kosovës, po udhëheq kjo mendësi shumë e rrezikshme, është kontraproduktive, antipatriotike, sepse himni i Kosovës, flamuri, shpallja e pavarësisë së Kosovës pavarësisht që ka qenë diçka e re si simbolikë, është shteti ynë për të cilin kemi bërë shumë, por s’duhet harruar pjesën tjetër që për të kanë bërë investim të madh shumëkush tjetër. Dikujt mund t’i duket e çuditshme por pa SHBA-të dhe një pjesë të madhe të shteteve të BE-së, ne do të ishim ose refugjatë, ose duke luftuar ende, e dhe sot, edhe pas 25 vitesh. Kosova si shtet është produkt i vullnetit tonë për të qenë të lirë, produkti i këtij procesi tepër të vështirë është kjo Kosovë dhe ne duhet kthyer trakën pas ta kujtojmë vetveten. Me e pas një parti në pushtet që e mohon emocionin e një Kosove të pavarur”, ka thënë ai.
Sipas Gjinit, është tepër e keqe loja me ndjenjat e njerëzve nga ana e VV-së.“Nëse e kanë fals dhe vetëm për të mashtruar elektoralisht është jashtëzakonisht keq sepse këto manipulime prodhojnë efekte që nuk mund t’i kontrollojnë. Edhe VV po i eksploron këto ndjenja, pa u lodhur fare se çka mund të prodhojnë ato. Nëse e kanë fals është tepër keq, por edhe nëse e kanë njëmend është tepër keq, nuk e di se cila është më keq por e di që ky eksplorim i tillë kjo lojë me ndjenjat e njerëzve, qeverisja e Kosovës me simbole krejt tjera është shumë problematike dhe po u jep disa prej elementeve”, ka vlerësuar nënkryetari i AAK-së.

JU REKOMANDOJMË

32 vjet burgim për të akuzuarit në rastin “Toka 2”: Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu, Avni Maxhuni dhe Nexharije Hoti – konfiskohen 45 ngastra kadastrale

32 vjet burgim për të akuzuarit në rastin “Toka 2”: Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu, Avni Maxhuni dhe Nexharije Hoti – konfiskohen 45 ngastra kadastrale
31/07/2026 - 12:20

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj katër të akuzuarve në rastin “Toka 2” – Mehmet Prishtinës, Dukagjin Emërllahut, Avni Maxhunit dhe Nexharije Hotit. Të akuzuarit...

Më shumëDetails

“Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim

“Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim
31/07/2026 - 12:00

Mehmet Prishtina, i cili dyshohet se përvetësoi 36 milionë euro toka të shtetit në Prishtinë dhe Graçanicë, është dënuar me 10 vjet burgim për rastin “Toka 2”. Biznesmeni,...

Më shumëDetails

Policia dhe Dogana parandalojnë dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

Policia dhe Dogana parandalojnë dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë
31/07/2026 - 11:53

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar dy raste të dyshuara të kontrabandimit me mallra në zonën e fshatit Korminjan. Sipas njoftimit të Policisë,...

Më shumëDetails

Syla: LDK nuk votoi për Abdixhikun, por për t’u bërë me Vetëvendosjen

Syla: LDK nuk votoi për Abdixhikun, por për t’u bërë me Vetëvendosjen
31/07/2026 - 11:18

Gazetari dhe komentatori politik, Valon A. Syla, ka komentuar rezultatin e mbrëmshëm të LDK-së, ku Lumir Abdixhiku u rizgjodh kryetar i partisë më të vjetër në vend. Syla...

Më shumëDetails

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

Abdixhiku thërret konferencë për media, s’dihet arsyeja
31/07/2026 - 10:36

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u ka kërkuar delegatëve që ta ndihmojnë në bashkimin e partisë, derisa mbajtjen e Kuvendit të LDK-së të enjten e...

Më shumëDetails

Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë
31/07/2026 - 10:19

Përparim Rama ka thënë se është i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë pas dyshimeve se shefi i kabinetit, Florent Maliqi mund të jetë i implikuar në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Letra që pretendon një plan të grupit të Lumir Abdixhikut për votimin në Kuvendin e LDK-së

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë