Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E goditi Gjestin me shuplakë, çka tha Jozi para policisë shqiptare?

13/04/2025 - 19:18
në ShowBiz
A A
E goditi Gjestin me shuplakë, çka tha Jozi para policisë shqiptare?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një situatë e pazakontë dhe e papranueshme ka ndodhur mbrëmjen e kaluar gjatë spektaklit “Big Brother VIP”, duke lënë publikun të habitur dhe të shqetësuar.

Menjëherë pas eliminimit të tij nga gara, Jozefin Marku – i njohur për temperamentin e tij shpërthyes – ka sulmuar fizikisht një tjetër banor, reperin Besart Klemendi, i njohur ndryshe me emrin e artit Gjesti.

Incidenti ndodhi brenda ambienteve të spektaklit, pikërisht në momentin kur Jozi po largohej nga shtëpia. Siç shihet edhe në pamjet filmike, ai i afrohet Gjestit dhe e godet me shuplakë në fytyrë, duke e rrëzuar në tokë, përpara syve të kamerave dhe publikut.

Gjesti ka përfunduar në tokë dhe për disa çaste dhe situata ishte kaotike. Fatmirësisht, më vonë u konfirmua se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe nuk paraqet rrezik për jetën.

Pas aktit të dhunës, forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në ambientet e spektaklit, ku kanë ndaluar Jozefin Markun dhe e kanë shoqëruar me pranga në Komisariatin nr. 6 të Tiranës.

Sipas burimeve për Report TV, gjatë dëshmisë së dhënë në polici, Jozi ka deklaruar: “Më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më!”

Ai ka qëndruar në komisariat për rreth pesë orë, deri në përfundim të procedurave, dhe është liruar rreth orës 05:00 të mëngjesit. Megjithatë, hetimet ndaj tij do të vazhdojnë në gjendje të lirë.

Në një deklaratë zyrtare, Policia e Shtetit bëri të ditur: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë transmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K.”.

Ky veprim ka ngjallur reagime të forta nga publiku dhe ndjekësit e programit në rrjetet sociale, me shumëkënd që kërkon masa të rrepta ndaj dhunës në ekran dhe përgjegjësi nga organizatorët e spektaklit.

JU REKOMANDOJMË

Brikena ndan momente nga stërvitja, tregon format bombastike

Brikena ndan momente nga stërvitja, tregon format bombastike
10/11/2026 - 10:26

Brikena ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment nga rutina e saj e stërvitjes. Në fotografinë e publikuar në Instagram Story, ajo shfaqet duke...

Më shumëDetails

Po lind një dashuri në “Big”? Dy banorë e pranojnë haptazi pëlqimin (video)

Po lind një dashuri në “Big”? Dy banorë e pranojnë haptazi pëlqimin (video)
10/11/2026 - 09:28

Dy banorët  e ”BBVK”-së, Fuego e Olechka, kanë trazuar rrjetin natën e mbrëmshme. Ata kanë pranuar që kanë pëlqim për njëri-tjetrin.  Ishin Sharri e Anjeza ata të cilët...

Më shumëDetails

Çfarë po ndodh me Elijonën? Fansat mbeten të habitur nga veprimi i fundit

Pse hoqi dorë nga dasma e Kushtrimit dhe Aurorës? Elijona tregon çfarë ndodhi
09/11/2026 - 13:01

Një zhvillim i papritur nga Elijona Binakaj. Ish-banorja ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram, duke ngjallur kureshtje dhe reagime te ndjekësit. Pas gjithë vëmendjes që ka marrë...

Më shumëDetails

Përplasja mes Jonës dhe Doresës merr një tjetër kthesë, publikohen screenshot-e të vjetra me akuza të forta

Përplasja mes Jonës dhe Doresës merr një tjetër kthesë, publikohen screenshot-e të vjetra me akuza të forta
09/11/2026 - 12:18

Përplasja mes Jona Krasniqit, banores së “Big Brother VIP Kosova 5” dhe influencueses Doresa duket se është larg përfundimit. Pas akuzave të ndërsjella për bullizim dhe ballafaqimit të...

Më shumëDetails

Edona Llalloshi tërheq vëmendjen me paraqitjen elegante, shfaqet me një stil që bie në sy

Edona Llalloshi tërheq vëmendjen me paraqitjen elegante, shfaqet me një stil që bie në sy
09/11/2026 - 09:04

Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, ka ndarë me ndjekësit një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet me një pamje tejet elegante. E veshur me një fustan ngjyrë...

Më shumëDetails

Kiara Tito habit me deklaratën për familjen dhe karrierën: “Kam arritur t’i bëj të dyja”

Kiara Tito habit me deklaratën për familjen dhe karrierën: “Kam arritur t’i bëj të dyja”
08/11/2026 - 17:28

Kiara Tito ka ndarë një mesazh domethënës në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth zgjedhjes mes krijimit të familjes dhe ndërtimit të karrierës. E pyetur nëse...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Bujupi: Zyrtari i Ministrisë më priti në banjo, ma vendosi revolen në shpinë dhe dorën në fyt, kur u ktheva i ra arma

    Bujupi: Zyrtari i Ministrisë më priti në banjo, ma vendosi revolen në shpinë dhe dorën në fyt, kur u ktheva i ra arma

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Përplasja mes Jonës dhe Doresës merr një tjetër kthesë, publikohen screenshot-e të vjetra me akuza të forta

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pikëpamjet socialiste që Xhevat Prekazi i shprehu deri dy ditë para vdekjes: Jam ushtar i Titos, do të vdes si jugosllav

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ky është zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë që dyshohet se kërcënoi me revole djalin e Donika Kadaj-Bujupit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë