Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“E ka dërguar UDB-ja me detyrë”- Zbulohet çfarë kishte deklaruar Suzana Gërvalla për gruan e Kadri Zekës

18/08/2026 - 21:44
në Lajme
A A
“E ka dërguar UDB-ja me detyrë”- Zbulohet çfarë kishte deklaruar Suzana Gërvalla për gruan e Kadri Zekës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më vonë mësuam se kjo quhet Saime Isufi (Jusufi), është nga fshati Gjyreshefc i Gjilanit dhe se flitet që e ka dërguar UBD-a me detyrë”, këto fjalë gjenden në një dokument në dosjen e Jusuf Gërvallës, të cilën Sigurimi i Shtetit Shqiptar e mbante për të.

Këto pretendime i ka bë hiç më pak se Suzana Gërvalla, gruaja e Jusuf Gërvallës.

Sipas kësaj dosje të siguruar nga emisioni “Debat Plus” e që do të publikohen për herë të parë në ciklin e emisioneve të titulluar “DOSJET”, këto janë fjalët e Suzana Gërvallës që ua kishte thënë punonjësve të Sigurimit të Shtetit pas atentatit të 17 janarit në Helbron të Gjermanisë, ku të vrarë kishin mbetur Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Veç këtij pretendimi të rënd, sipas këtij dokumenti Suzana Gërvalla zyrtarëve të Sigurimit të Shtetit Shqiptar, u kishte thënë edhe diçka tjetër.

Ajo pretendon për një ftohtësi të Saime Isufit gjatë ceremonisë së varrimit të Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla.

“Na tërhoqi vëmendjen ftohtësia e saj në varrimin e Kadriut, burrit të saj” pretendohet t’u ketë thënë operativëve të Sigurimit të Shtetit, Suzana Gërvalla.

Përtje kësaj Suzana Gërvalla në këtë bashkëbisedim me punonjës të Sigurimit të Shtetit, duket se kishte shfaqur një jo simpati të theksuar ndaj Saime Isufit.

“Gruaja e Kadri Zekës, fillimisht nuk njihej fare nga ana jonë. Dinim se kishte qenë studente në Kosovë, kishte ikur në kohën e demonstratave dhe kishte arritur në Zvicër. Aty ishte njohur me Kadri Zekën dhe 3 muaj para varasjes së tij qenë martuar. Si tip, e si gjeste ajo nuk na pëlqente” thuhet në këtë pjesë të dosjes.

Pikërisht për këto dyshime në ciklin e emisioneve “Dosjet” në kuadër të emisionit “Debat Plus” është pyetur vet Saime Isufi.

Ajo ka sqaruar edhe pseudonimin e saj e cila njihej si “Bule” dhe ka mohuar në mënyrë kategorike, çfardo pretendim që ngre dilema mbi pastërtinë e figurës së saj.

“Nuk kam çfarë të them, nuk kam çfarë të them. Nuk dua ta diskutojë fare, nuk flas për këtë pjesë. Unë ‘Bule’ e kam pasë pesodunimin, është e vërtetë. Është ‘Bule Naipi’ që forcat gjermane e kanë varë në litar bashkë me Persefoni Kokëdhimën në Gjirokastër. Kështu që ne kemi pasë pesodunime të gjithë. Dhe unë kur kam ardh në Zvicër më kanë thirr në atë pseodunimin se duke qenë jashtë vendit, ne nuk kemi qenë aty fshehtas, në Kosovë më kanë thirr me emrin e vërtetë, kurse këtu filluan ‘Bule’ dhe një pjesë në Zvicër më thërrasin “Bule” sot e atë ditë dhe është një emër i dytë i imi që e dua”, u shpreh Isufi.

Saime Isufi në këtë intervistë në ciklin e emisioneve “Dosjet” në “Debat Plus” me Ermal Pandurin është shprehur e bindur se atentatit ndaj Kadri Zekës, Jusuf Gërvallës dhe Bardhosh Gërvallës e ka kryer UDB-ja, dhe se pretendimet e Suzana Gërvallës nuk i merr seriozisht.

“Nuk e marrë serioze me të thënë të drejtën, duhet të përgjigjet secili për deklaratat e veta. Unë e di që ata i ka vra UDB-a jugosllave edhe u kam thënë në policinë gjermane kur më kanë marrë sepse mua më mbajtën dy ditë pas vrasjes së Kadriut dhe vllezërve Gërvalla atje, do të thotë për të dhënë deklaratat e mia dhe e kam thënë cfarë shteti i fuqishëm jeni ju që ju vriten njerëzit në vendin tuaj dhe nuk i gjeni. Ju mund të jeni bashkëpunëtor bashkë me shërbimin sekret jugosllav. Se të ndodhë në vendin tuaj, të vriten tre njerëz, dhe të mos gjeni dorasin është e pabesueshme por dora e kujt është nuk mund të them asgjë, këto nuk i marrë përsipër”, ka thënë Isufi.

Vrasja e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, edhe pas më shumë se 4 dekadash vazhdon të jetë e mbushur me mistere dhe e pazbardhur.

Ndërkohë, në ciklin e emisioneve “Dosjet” të Debat Plus, do të shpërfaqen dokument nga dosjet e Sigurimit të Shtetit Shqiptar si dhe dosjet e UDB-së, që flasin pikërisht edhe për atentatin e 17 janarit të vitit 1982.

JU REKOMANDOJMË

Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet

Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet
18/08/2026 - 22:30

Komisioni Evropian ka komentuar tërheqjen graduale të trupave të KFOR-it nga Ura e Ibrit në Mitrovicë, për çka ka thënë se pret koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota ndërmjet...

Më shumëDetails

Familja e Ramajlit mohojnë se ai është propozuar për President

Familja e Ramajlit mohojnë se ai është propozuar për President
18/08/2026 - 22:20

Familja e Ilaz Ramajlit ka mohuar se emri i tij është propozuar për president nga Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë diskutimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Burime...

Më shumëDetails

Mustafa: Nëse Kurti dhe Abdixhiku janë afër marrëveshjes për presidentin, pse nuk thirret nesër seanca për Kuvendin?

Mustafa: Nëse Kurti dhe Abdixhiku janë afër marrëveshjes për presidentin, pse nuk thirret nesër seanca për Kuvendin?
18/08/2026 - 22:12

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka komentuar deklaratat e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,...

Më shumëDetails

DASH vlerëson aktivitetet e Ambasadës së Kosovës në Washington për 250 vjetorin e pavarësisë së SHBA

DASH vlerëson aktivitetet e Ambasadës së Kosovës në Washington për 250 vjetorin e pavarësisë së SHBA
18/08/2026 - 21:58

Ambasada e Kosovës në Washington ka marrë vlerësim nga Departamenti Amerikan i Shtetit për aktivitetet që ka zhvilluar për nder të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara...

Më shumëDetails

Zemaj kritikon Kurtin: Një president me vlera nuk do ta lejonte një Albin të tillë

Zemaj kritikon Kurtin: Një president me vlera nuk do ta lejonte një Albin të tillë
18/08/2026 - 21:30

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Albin Kurtit për zgjedhjen e një presidenti me vlera, kontribute dhe merita. Zemaj ka kritikuar Kurtin për situatën...

Më shumëDetails

Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha
18/08/2026 - 21:20

Emri i profesorit universitar Ibrahim Berisha u përmend si një nga emrat e mundshëm të propozuar për president mes takimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe kryetarit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Që dy vjet s’kemi qeveri…”, fjalia që i kushtoi Olsa Sadikut me përjashtim nga Kuvendi i të Rinjve, pas përplasjes së deputetëve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë