Analisti Ilir Mirena foli për propagandën që është krijuar në drejtim të ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se edhe “nëse lirohen është problem”.
“Ai helmi që është mbjellë në vend, ndarja e madhe që është kriju, kot i thua njerëzve që krerët e UÇK-së nuk kanë vra shqiptarë, propaganda ka qenë aq e madhe e shtyer nga Serbia dhe e njerëzve brenda në Kosovë, u kriju qasi propagande që ka me qenë problem edhe nëse lirohen…”, tha Mirena.
“E shohim çfarë propagande bëjnë që e kompleksojnë edhe BIA-n e Serbisë”, shtoi ai.












