Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është zhvilluar një debat me tone të ashpra mes opinionistëve Avni Arifi dhe Vehbi Kajtazi.
Në fokus të këtij debate ishte çështja e aleancave ndërkombëtare dhe marrëveshja për demarkacionin.
Arifi u pyet nëse Kosova nuk ka qenë e vëmendshme me aleancat e saj dhe ka bërë gabime në menaxhimin e çështjeve si demarkacioni me Malin e Zi.
Ai u shpreh se problemi kryesor nuk ka qenë domosdoshmërisht vetë marrëveshja, por mënyra se si institucionet e Kosovës e kanë trajtuar procesin.
“Ka qenë gabim se askush nuk është marrë me Malin e Zi, nuk është parë marrëveshja që Mali i Zi na ka bërë diçka, pakënaqësia e Kosovës ka qenë me vet institucionet e Kosovës dhe procesin e menaxhuar jo si duhet”, tha Arifi.
Nga ana tjetër, Kajtazi e kundërshtoi këtë qëndrim, duke thënë se ajo ka qenë e rrejshme.
“E rrejshme ka qenë megjithatë. Se i ke me dokumente”, tha Kajtazi.
Debati vazhdoi edhe me një përgjigje nga opinionisti Arifi.
“Nuk e di. Sipas teje”, tha ai.













