Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

30/09/2026 - 14:53
në Lajme
A A
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushteteuse konstatoi një javë më parë se Kuvendi u konstituua me mbi një muaj vonesë, por nuk tha se kjo ka ndonjë pasojë.

Në aktgjykimin e plotë, të publikuar dje, Kushtetuesja thotë se “konstituimi i Kuvendit duhej të ishte përfunduar më së largu më 7 gusht 2026”, duke marrë për bazë faktin që rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme nga KQZ ishin certifikuar më 8 korrik.

Aty, Gjykata thotë se e ka adresuar në tri aktgjykime të saj të mëparshme “rëndësinë dhe detyrimin për fillimin dhe përfundimin e Seancës Konstituese në përputhje me parimet dhe vlerat kushtetuese, e cila buron nga parimet dhe përcaktimet kushtetuese dhe e cila duhet të ndjekë frymën e mirëbesimit dhe bashkëpunimit konstruktiv të të gjithë deputetëve të zgjedhur”.

Por, Kushtetuesja thotë se dështimi për ta konstituuar Kuvendin brenda afatit kushtetues nuk ka për pasojë shpërndarjen e Kuvendit “me automatizëm”.

“Gjykata, megjithatë vë në dukje, se dispozitat e Kushtetutës nuk përcaktojnë që dështimi për konstituimin e Kuvendit brenda afatit tridhjetë (30) ditor ka për pasojë shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve”, thuhet në aktgjykim.

Për këtë arsye – thotë Gjykata – është i rëndësishëm detyrimi për “fillimin dhe përfundimin e Seancës Konstituive në përputhje me parimet dhe vlerat kushtetuese e cila buron nga parimet dhe përcaktimet kushtetuese dhe e cila duhet të ndjekë frymën e mirëbesimit dhe bashkëpunimit konstruktiv të të gjithë deputetëve të zgjedhur”.

“Për më tepër, ky detyrim ka për qëllim jetësimin dhe funksionalizimin e Kuvendit si organ përfaqësues i popullit, i cili është i mandatuar edhe për zgjedhjen e institucioneve kushtetuese si Presidenti dhe Qeveria”, thuhet në aktgjykim.

Gjykata më e lartë në vend flet për “epërsinë e Kushtetutës” dhe thotë se kushtet dhe afatet për konstituimin e Kuvendit janë detyruese.

“Në këtë kontekst, duke marrë parasysh epërsinë e Kushtetutës, të përcaktuar me nenin 16 [Epërsia e Kushtetutës] të saj, si dhe detyrimin për respektimin dhe zbatimin efektiv të normave kushtetuese, Gjykata thekson se detyrimet, kushtet dhe afatet e përcaktuara me Kushtetutë kanë karakter detyrues dhe duhet të respektohen gjatë ushtrimit të kompetencave kushtetuese. Rrjedhimisht, kërkesat e tilla kushtetuese nuk mund të trajtohen si kërkesa thjesht formale apo të interpretohen në mënyrë që të humbasin karakterin e tyre detyrues”, thuhet në aktgjykim.

Megjithatë, Gjykata thekson se “karakteri detyrues i një dispozite kushtetuese duhet dalluar nga përcaktimi i pasojave që rrjedhin nga mosrespektimi i saj”.

Pavarësisht se dështimi për ta konstituuar Kuvendin brenda afatit 30-ditor të përcaktuar në Kushtetutë, Gjykata thekson se kalimi i këtij afati “nuk i liron deputetët e zgjedhur të Kuvendit nga detyrimi për konstituimin e tij”.

“Thënë këtë, konstituimi i Kuvendit, përveçse përbën parakusht për ushtrimin e kompetencave kushtetuese të këtij institucioni, ndërlidhet edhe me fillimin dhe zhvillimin e procedurave të tjera kushtetuese”, thuhet në aktgjykim.

Kushtetuesja theksoi se “afatet për zgjedhjen e Qeverisë dhe për zgjedhjen e Presidentit ndërlidhen me konstituimin e Kuvendit, megjithatë kjo me kushtin që respektohet afati detyrues prej tridhjetë (30) ditësh i përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 të Kushtetutës”.

Kështu, Kushtetuesja thotë se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit nuk kalon “pa efekt juridik”, pasi ky afat lidhet, siç thotë Gjykata, me rrjedhjen e afateve për zgjedhjen e Presidentit dhe të Qeverisë.

“Në këtë kontekst, kalimi i afatit tridhjetë (30) ditor për konstituimin e Kuvendit nuk mund të jetë pa efekt juridik. Kjo për faktin që efekti i kalimit të afatit detyrues të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 të Kushtetutës për konstituimin e Kuvendit brenda tridhjetë (30) ditëve pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve është drejtpërsëdrejti i ndërlidhur me rrjedhjen e afateve për zgjedhjen e institucioneve tjera kushtetuese, siç është (i) zgjedhja e Presidentit, në rastin kur Presidenti nuk është i zgjedhur dhe posti i tij ushtrohet nga një ushtrues i detyrës së Presidentit; dhe (ii) zgjedhja e Qeverisë”, thuhet në aktgjykim.

Kushtetuesja thotë se deri më 8 gusht ishte afati për konstituimin e Kuvendit dhe prej asaj dite ka nisur të rrjedhë afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit. Kështu, Kushtetuesja thotë se ky afat “përfundon më 6 tetor 2026”. Presidenti duhet të zgjidhet deri në atë datë, në të kundërtën, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të reja, të cilat do të duhej të mbaheshin brenda 45 ditësh nga ajo datë.

Seanca konstituive kishte nisur më 6 gusht dhe kryesuesi i seancës, Avni Dehari – si deputeti më i vjetër – me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, e kishte ndërprerë atë dy herë radhazi ato ditë, meqenëse shefit të tij në parti nuk e propozonte kandidatin për kryeparlamentar, siç kërkohet me Kushtetutë, pasi e konsideronte të padobishme që të zgjidhej kryeparlamentari dhe nënkryetarët pa një marrëveshje paraprake për zgjedhjen e Presidentit.

Më shumë se një muaj pas nisjes së seancës konstituive, dhe më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të 7 qershorit, Dehari e thirri vazhdimin e seancës konstituive dhe partia e tij vendosi që ta bënte të mundur konstituimin e Kuvendit dhe ta zgjidhte qeverinë re.

JU REKOMANDOJMË

Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues

Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues
30/09/2026 - 14:43

Gjyqtarja franceze, Michele Picard do të kryesojë Panelin e Gjykatës së Apelit në procedurën e apelit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit...

Më shumëDetails

Dhomat e Specializuara: Ende nuk është caktuar data e aktgjykimit në rastin e Thaçit për administrim të drejtësisë

LAJMI I FUNDIT: Specialja merr këtë vendim për Hashim Thaçin
30/09/2026 - 14:31

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë bërë të ditur se ende nuk është caktuar data për shpalljen e aktgjykimit në rastin e Hashim Thaçit dhe të...

Më shumëDetails

Pacolli thotë se fitoi padinë ndaj Faton Pecit për shpifje e fyerje: Gjykata e detyroi për kompensim jomaterial

Pacolli thotë se fitoi padinë ndaj Faton Pecit për shpifje e fyerje: Gjykata e detyroi për kompensim jomaterial
30/09/2026 - 14:19

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka thënë se sot ka marrë një aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë për padinë që ai kishte ushtruar ndaj ish-ministrit Faton Peci, tashmë kryetar...

Më shumëDetails

Ymeri: Mbi çerek shekulli në politikë, asnjë investim nacional – Kurti, shembulli më i keq i mundshëm i rinisë në politikë

Ymeri: Mbi çerek shekulli në politikë, asnjë investim nacional – Kurti, shembulli më i keq i mundshëm i rinisë në politikë
30/09/2026 - 14:12

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale. Ymeri ka komentuar karrierën politike të Kurtit, duke...

Më shumëDetails

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%
30/09/2026 - 14:01

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin e Kosovës. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se 102 milionë...

Më shumëDetails

Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit

Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit
30/09/2026 - 13:57

Rrjedhja e afatit për zgjedhjen e Presidentit për legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës nisi më 8 gusht dhe do të përfundojë më 6 tetor. Kështu konstatoi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • I dëmtuari në gjykimin ndaj Curri, Maqanit, Thaqit, Bojkut dhe Nikës : Pash që po më shkatërronin me kamatë e borxh

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Avokati i njohur Kastriot Feka fiton rastin në Gjykatën Supreme për Shoqatën e Biokimistëve Klinikë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Media shqiptare: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë