Dy persona janë arrestuar nga policia e Kosovës nën dyshimin se kanë vjedhur arkën e ndihmave në xhaminë e fshatit Petrovc të Kamenicës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Shuma e vjedhur është 300 euro.
Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Raporti policor:
Fsh. Petrovc, Kamenicë 10.09.2022 – 05:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ditë më parë kishin vjedhur rreth 300 euro nga arka e ndihmave të xhamisë së fshatit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
FOTO ILUSTRIM













